0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bozovic, agjent i AKI-së dhe i dyshuar për pedofili ?

Më të lexuarat

Bojan Bozovic ndodhet i paraburgosur në Serbi. Gazetari nga veriu i Kosovës, që raportonte për mediat në Prishtinë, është prangosur si i dyshuar për pedofili dhe kërcënim të sigurisë në shtetin serb. Mendohet se Bozovic është rrahur shumë nga policia serbe. Ai veten e ka deklaruar shtetas të Kosovës, kurse autoriteteve të atjeshme ua ka shfaqur një dokument të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Bojan Bozovic ndodhet në burg, në Beograd të Serbisë. Tash e disa javë, ish-korrespondenti i televizionit Klan Kosova, ndodhet i paraburgosur si i dyshuar për disa vepra penale.

Bozovic, i cili u bë i njohur me raportimet e tij për këtë televizion, gjatë bllokadës së rrugëve, verën e kaluar, nga bashkëkombësit e tij në veri të vendit, në muajin prill të këtij viti është arrestuar nga policia e Serbisë.

Bazuar në raportimet e medieve serbe, Bozovic (39) është arrestuar për veprën penale të pedofilisë.

Këto media, duke u mbështetur në informacionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë raportuar se atij i janë gjetur materiale pornografike me vajza të mitura.

Përveç kësaj, ai është arrestuar edhe për veprën penale të kërcënimit të sigurisë.

Ndërkohë, burime të gazetës “Express”, të cilat në mënyrë të tërthortë kanë arritur të vënë kontakte me të afërm të tij, kanë treguar se Bozovic është rrahur dhe maltretuar nga policia serbe.

Autoriteteve serbe, pas ndalimit të tij, Bozovic u është prezantuar si shtetas i Kosovës.

Megjithatë, brutaliteti ndaj tij dyshohet se është shtuar shumë kur ai ka prezantuar një dokument të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

“Kur ai ka prezantuar këtë ID, autoritetet në fillim janë habitur duke pyetur se çfarë ishte. E, kur Bojani u ka shpjeguar se çfarë është, ai është rrahur e maltretuar në mënyrën më të rëndë”, tregon burimi i gazetës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit