Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të Federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.
Emri i ri i stadiumit të Prishtinës do të jetë i ish-futbollistit shqiptar me emër ndërkombëtare dhe e drejtuesit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë para një muaji e gjysmë nga një atak kardiak, raporton albinfo.ch. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të Federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.
Stadiumi “Fadil Vokrri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë pritet vetëm licensimi i UEFA-s, për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Deri tani Kosova i ka organizuar lojërat në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ose në Shkodër.