“Ne kemi parë pamjet në video që duket se tregojnë një gur që bie nga muri. Inxhinierët dhe specialistët tanë tani janë duke u hetuar këtë”, tha një zyrtar i autoritetit për AA
KUDS (AA) – Autoriteti i Vakëfeve Fetare i drejtuar nga Jordania në Kuds tha se është duke shqyrtuar raportimet se gurë “janë duke rënë” nga Muri Al-Burak (i njohur nga hebrenjtë si “Muri Perëndimor”), i cili shtrihet në pjesën perëndimore të kompleksit Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi parë pamjet në video që duket se tregojnë një gur që bie nga muri. Inxhinierët dhe specialistët tanë tani janë duke u hetuar këtë”, tha një zyrtar i autoritetit për AA, duke folur në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të flasë për mediat.
Më tej, ai theksoi se guri ka gjasa të ketë rënë për shkak të “punimeve të gërmimit në zonë”.
Autoriteti i Vakëfeve Fetare është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe ruajtjen e të gjitha vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere në Kuds, duke përfshirë edhe kompleksin Al-Aksa, në të cilin Muri Al-Burak është një tipar qendror.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Çifutët, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tembullit”, duke pretenduar se në kohët e lashta në këtë vend ishin dy tempuj hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967. Më vonë, në vitin 1980, ai aneksoi gjithë qytetin, duke e cilësuar atë si kryeqytet të shtetit hebre, hap që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.
Disa grupe ekstremiste hebraike në mënyrë të hapur kanë kërkuar shkatërrimin e xhamisë Al-Aksa, në mënyrë që “tempulli hebre” të ndërtohet në vendin e vet.