Nuk kanë të ndalur tërmetet në vendin tonë. Pas një zhvendosjeje të epiqendrës së goditjeve që për shumë ditë me radhë ishte Gjiri i Lalëzit, lëkundjet jane rikthyer sërish në këtë zonë.
IGJEUM raporton se një tjetër goditje tërmeti është regjistruar në Gjirin e Lalëzit në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë Gjiri i Lalzit, ndërkohë që lëkundja ka qenë me magnitudë 2.2, në një thellësi 26 km.