1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Një baba 29 km në këmbë që të arsimojë të birin

Më të lexuarat

Një baba nga Kina është mësuar që ta mbajnë në krahë të birin e tij invalid dhe të përshkojë një distancë prej 29 km në ditë, me qëllim që i biri të arsimohet.
Mesa duket, aftësitë e kufizuara të fëmijës dhe distanca e largët, nuk e kanë thyer dëshirën e babait dyzet vjeçar Ju Cao Kang, që djali i tij të arsimohet. Ai ka bërë një kosh thuprash me të cilin mban të birin 12 vjeç në krahë, për faktin se në fshatin ku jeton nuk ka mjete transporti. Djali i tij 12 vjeçar, është vetëm 90 cm i gjatë.
Dy prindit e djalit janë divorcuar nëntë vite më parë dhe as kjo nuk e ka dobësuar dëshirën e babait për arsimimin e djalit të vet. Babai i tij thotë se e ardhmja e të birit nuk duhet të ndikohet nga ndarja me të shoqen dhe shprehet se ka shumë dëshirë që i biri të përfundojë dhe studimet universitare dhe të zhvillojë aftësi të cilat do e ndihmojnë të mbështetet në forcat e veta.
Pasi historia e tyre u bë publike, qeveria lokale vendosi tu ofrojë një dhomë banimi pranë shkollës. Njëkohësisht, edhe shkolla vendosi të përgatisë një vend të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike. /ardhmeriaonline

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit