0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusia kërcënon SHBA-të me braktisje të dollarit

Më të lexuarat

Moska zyrtare paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se rezervon të drejtën për të hedhur poshtë dollarin si valutë rezervë.
Sergei Glazyev, këshilltar i Kremlinit ka deklaruar se nëse SHBA do të vendosë sanksione për Rusinë, Moska do të jetë e detyruar të braktisi dollarin si valutë rezervë, si dhe do të refuzojë të paguajë kreditë në bankat e SHBA.

Sergei Glazyev, shtoi se nëse Uashingtoni do të ngrijë llogaritë e kompanive dhe individëve në Rusi, Moska do t’i rekomandojë të gjithëve mbajtësve të letrave me vlerë amerikane, shitjen e tyre, shkruan NOA.

Reagimi i Kremlinit vjen pasi Presidenti Barak Obama, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar sanksionin ekonomik kundër Rusisë, në qoftë se ajo shkel më tej sovranitetin e Ukrainës.

“Ajo që ne jemi duke treguar për rusët është se në qoftë se ata vazhdojnë në trajektoren e tanishme, ne amerikanët do të jemi të detyruar për të shqyrtuar një seri hapash – ekonomik, diplomatik – që do të izolojnë Rusinë dhe që do të ketë një ndikim negativ në ekonominë dhe statusin e saj si një vend udhëheqës”, ka thënë Obama.

Tensioni në rritje ka marrë tashmë katër mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit