0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Putin: Ende jo trupa në Ukrainë

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se ende nuk është e nevojshme për të dërguar trupa ruse në Ukrainë, por ai nuk e ka përjashtuar këtë si opsion.

“Rusia ka të drejtën të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur qytetarët e saj në Ukrainë”, tha ai në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës.

Putin e cilësoi rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych në Kiev si “një grusht shteti anti-kushtetues dhe marrje ushtarake e pushtetit”.

“Militantët futën vendin në kaos. Nacionalistët dhe anti-semitët ukrainas mbushën rrugët e Kievit dhe qyteteve të tjera”, tha shefi i Kremlinit. 

Ai theksoi se, nëse populli rusisht-folës në lindje të Ukrainës do të kërkojë ndihmë nga Rusia, atëherë Moska do t’u përgjigjet atyre.

“Në Krime, persona pro-rusë të armatosur dhe civilë kanë rrethuar bazat ushtarake ukrainase, jo ushtarët rusë”, nënvizoi Putin.

Ai u shpreh më tej se zoti Yanukovych kishte rënë dakord me kërkesat e opozitës dhe insistoi se ai është ende presidenti legjitim i Ukrainës.

“Ka vetëm tre mënyra ligjore për të larguar një president: vdekja, dorëheqja personale ose dërgimi në gjyq”, deklaroi sërish Putin.

Yanukovych fluturoi në Rusi dhe shefi i Kremlinit tha gjatë konferencës për shtyp se, “Nuk mendoj se ai ka një të ardhme politike”.

“Rusia e ka ndihmuar atë vetëm për arsye humanitare, sepse ndryshe do ta kishin vrarë”, theksoi Putin.

/ Tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit