8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ukraina përgatitet për luftë kundër Rusisë

Më të lexuarat

Ukraina shpalli mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë rezervistëve të saj, pasi Parlamenti Rus aprovoi kërkesën e presidentit Putin për të vendosur trupa në vend.

Aktualisht, Rusia ka praktikisht nën kontroll të gjithë krahinën e Krimesë, së banuar me shumicë nga rusë etnikë, por kërkesa e presidentit Putin përfshinte të gjithë vendin.

Të paktën 15 mijë trupa ruse janë fluturuar drejt Sevastopolit në Krime, ndërsa ushtria po grumbullohet pranë kufijve ukrainas, gati për të nisur pushtimin, duke detyruar Kievin që të mobilizojë përveç ushtrisë së rregullt edhe 1 milionë rezervistë.

Në një deklaratë të publikuar në mesditë, kryeministri i Ukrainës, Yatsenyuk tha: “Praktikisht, vendit tim i është deklaruar luftë. I kërkojmë Putinit që të tërheqë urgjentisht trupat dhe të zbatojë marrëveshjet dypalëshe. Nëse ai do të jetë presidenti që nisi një luftë midis dy vendeve fqinje dhe mike, ndodhet vetëm disa centimetra nga objektivi i tij”.

Nëse Rusia do të shkelë kufijtë, besohet që Ukraina mund të shpallë mobilizimin e të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë, për të luftuar për mbrojtjen e vendit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit