1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Murgesha në qendrën e Nënë Terezës arrestohet për shitjen e fëmijëve

Më të lexuarat

Një murgeshë dhe një punonjës tjetër që shërbenin në një qendër të Misionarëve të Bamirësisë në Indi, e themeluar nga Nënë Tereza, është arrestuar dhe akuzuar për trafikim fëmijësh.
Duke hetuar një sërë ankesash, Komiteti Indian për Mirëqenien e Fëmijëve (CWC) pohoi se ata janë në procesin e hetimit të shitjes së një foshnjeje të porsalindur nga shtëpia e Nirmal Hriday (Pure Hearts) në një çift në Uttar Pradesh për 120,000 rupi – rreth 1.700 dollarë.
Foshnja është raportuar se ka lindur në strehimore bamirësi më 19 mars dhe është shitur përmes një tregu të zi në një çift më 14 maj.
Murgesha, në qendër të skandalit, eshte identifikuar publikisht vetëm si Concilia, dhe u arrestua më 4 korrik. Të nesërmen ajo u vendos nën ndalesë nga gjykata.
Një tjetër punonjëse nga qendra, e ngritur nga nëna Nënë Tereza, e cila u kanonizua si Shën Teresa në vitin 2016, u arrestua gjithashtu në lidhje me rastet e supozuara të trafikimit.
Trafikimi i fëmijëve në Indi mbart një dënim dhjetëvjeçar. /MESAZHI/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit