-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Frikë e ankth në Italinë e veriut, 5 mijë të pastrehë

Më të lexuarat

Për të tretën natë me radhë, banorët e zonës së Emilia Romanjës në Itali e kanë kaluar natën jashtë nga frika e ndonjë tërmeti tjetër. Ndërkohë, toka vazhdon të lëkundet nën këmbët e tyre.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, janë rreth 170 tërmete të vegjël që kanë pasuar tërmetin e së dielës në mëngjes, i cili u mori jetën shtatë personave dhe shkatërroi qindra banesa, biznese dhe ndërtesat historike të qyteteve.

Në Finale Emilia janë të paktën 4 mijë banorë të zonës që e kanë kaluar natën përjashta, për shkak të frikës se banesat e dëmtuara nga tërmeti i parë mund të shemben plotësisht nga një tjetër i mundshëm.

Kryeministri Monti ka vizituar komunën e Sant’Agostino-s, një nga zonat më të prekura, ku është pritur me fishkëllima nga një pjesë e banorëve. Megjithatë, Monti ka garantuar gatishmërinë e qeverisë dhe gjithë strukturave të saj për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

Shtatë të vdekur, 47 të plagosur dhe 5 mijë të pastrehë është bilanci i tërmetit që goditi Emilia Romanjën mëngjesin e së dielës.

Reshjet e shiut që po bien pa pushim dhe temperaturat e ulëta (8-9 gradë) e kanë vështirësuar ndihmën e autoriteteve për banorët e mbetur pa strehë.

Qeveria pritet të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme. /shekulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit