5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zbulohet arsyeja pse Japanët e pastrojnë stadiumin pas lojës

Më të lexuarat

Tifozët dhe futbollistët e Japonisë e kanë impresionuar botën e futbollit në Kupën e Botës në Rusi, pasi që pas çdo loje i kanë pastruar tribunat e stadiumit dhe dhomat e veshjes. (…)

Pasi që kjo u bë hit botëror, u zbulua edhe arsyeja se pse ata e bëjnë këtë.

Në fakt, përgjigja qëndron në mënyrën e shkollimit (edukimit) të tyre.

Në Japoni, është krejtësisht normale që nxënësit ta pastrojnë shkollën e tyre me pëlhurat që i sjellin nga shtëpia, duke e përfshirë këtu edhe pastrimin e tualetit.

Që nga dita e parë në shkollë, ata i lajnë dritaret, i pastrojnë shkallët, e fshijnë derën, bëjnë pastrim pas ngrënies së mëngjesit dhe drekës… Ata më të rinjtë, megjithatë, janë të kursyer nga pastrimi i tualeteve, të cilën e bëjnë nxënësit më të vjetër.

Mësuesit ua ndajnë detyrat në mënyrë të barabartë, dhe motoja e tyre është:

– Nëse e përdorni ndonjë hapësirë, është detyrë dhe përgjegjësi e juaj, që atë hapësirë ta lini të pastër.

Kjo praktikë rrjedh nga mësimi budist, i cili e shpjegon rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të trupit.

Avaz.ba;
Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit