Hasan Berixhije, përfaqësues i Komitetit Kundër Murit të Ndarjes dhe Vendbanimeve Kolone, tha se kolonët hebrenj kanë prerë 350 pemë rrushi të një familjeje palestineze në qytezën El-Hadar në jugt të Betlehemit
STAMBOLL (AA) – Kolonët hebrenj kanë prerë 350 pemë rrushi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në Kuds Press, Hasan Berixhije, përfaqësues i Komitetit Kundër Murit të Ndarjes dhe Vendbanimeve Kolone, tha se kolonët hebrenj kanë prerë 350 pemë rrushi të një familjeje palestineze në qytezën El-Hadar në jugt të Betlehemit.
Berexhije tha se sulmet e kolonëve hebrenj në tokat bujqësore të palestinezëve me ardhjen e sezonit të korrjes janë shtuar.
Sasi e madhe e rrushit kultivohet në El-Halil dhe Bejtullah të Bregut Perëndimor, ndërsa shumë palestinezë sigurojnë jetesën përmes bujqësisë.
Kolonët hebrenj në mënyrë periodike sulmojnë pjesët rurale për të shkatërruar resurset e mbijetesës së palestinezëve. Siç thuhet, sulmet në veçanti ndodhin gjatë kohës së korrjes.