Ekspertët e gjumit pohojnë se të fjeturit në krahun e djathtë konsiderohet i dobishëm për të sëmurët e zemrës, për faktin se zemra është në një pozicion të rehatshëm , që ndihmon qarkullimin e gjakut në mënyrë më të mirë.
Gjithashtu ndihmon uljen e shtypjes së gjakut dhe përqindjen e rrahjeve të zemrës. Studiuesit konfirmojnë se gjumi në krahun e djathtë ka dobi të shumta dhe sidomos në fillimin e procesit të gjumit sepse i fjeturi rrotullohet gjatë gjumit në formë të natyrshme.
Ekziston një çështje e rëndësishme për të cilën këshillojnë psikologët rreth shërimit të pagjumësisë, ajo është të pastruarit e duarve, fytyrës, këmbëve si dhe të praktikuarit e një meditimi dhe mendimi pozitiv ndihmon për një gjumë të qetë.
Është për t’u habitur se profeti ynë i dashur, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na urdhëroi t’i praktikojmë po këto gjëra, të marrim abdest, të shtrihemi në krahun e djathtë si dhe t’i drejtohemi Allahut të Lartësuar me lutje. I Lartësuar qoftë Allahu!