3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sizmologu: Tërmetet nuk mund të parashikohen, por mësoni si të mbroheni

Më të lexuarat

Qytetarë të shumtë përjetuan moment tmerri prej lëkundjeve të tërmeteve që goditën vendin tonë. Tërmeti që ra në Shqipëri, ishte shumë i fortë dhe shkaktoi shumë dëme materiale.

Të gjithë institutet ndërkombëtarë të tërmeteve pasqyruan lëkundjet që ranë sot në Shqipëri por dhe në vendet fqinje. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar sot epiqendrën e këtij tërmeti që ishte në Lalëz.

Por më vonë me anë të një prej sizmologu që është pjesë e këtij instituti, ky institucion ka dhënë disa informacione se si mund të mbrohemi gjatë një tërmeti.

Njoftimi i plotë

Nga Ervin Kasaj/D.Sizmologjisë, Monitorues

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi? Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet.

Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta maksimumi dy herë në vit, minimumi njëherë, ndërsa tërmetet mesatare 5 deri në 5.5 ndodhin njëherë nga 2 deri në 5 vjet. Tërmetet e forta, ato mbi 5.5 janë tepër të rrallë, kërkojnë dekada, mbi 10 vjet. Kjo për një arsye fare të thjeshtë, sa më i madh të jetë tërmeti aq me shumë energji akumulohet, dhe aq më shumë kohë do që të ndodhë.

Panik nga tërmeti: Qytetarët duhet të dinë se pas nje aktiviteti sizmik, sidomos me magnitudë mbi 4 ose më shumë në 99 përqind të rasteve, shoqërohen më pas me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në Itali më 24 gusht 2016 me magnitude 6.2 te shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitud 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter, ku deri më sot janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete. Kjo do të thotë, se dhe pasgoditjet janë po aq të rrezikshme se tërmeti i parë, në të shumtat e rasteve dhe këto vijnë duke u ulur. Gjatë një tërmeti, duhet ruajtur qetësia e para, uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhini duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline, apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

Pse ndodhin tërmetet?

Toka jonë është planet në zhvillim dhe proceset e ndryshme natyrore janë të vazhdueshme dhe të pandalshme. Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur që të bëjë parashikime të mundshme për të minimizuar dëmet, të paktën për të kursyer jetë njerëzish. Në Shqipëri, rreth 40 vjet më parë u krijua Instituti i Sizmologjisë ku sot mban emrin Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në Shqipëri kanë ndodhur shumë tërmete. Ato janë studiuar nga specialistët sizmologë dhe janë rajonizuar zonat me sizmicitet të lartë dhe mesatar. Në hartën e intensiteteve maksimale janë dalluar zonat me intensitet të vrojtuara maksimalisht IX,VIII,VII dhe VI ballësh të shkallës MSK-1992. Zonat IX ballëshe janë zona të vatrave të tërmeteve të fuqishëm. Intensiteti maksimal i të cilave ka qenë IX ballë (ose më shumë). Tërmetet nuk mund të parashikohen, po duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos pasur katastrofa të dhimbshme. Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike për të shprehur rajonizimin e sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme për tërmete, ose për t’u treguar konstruktorëve të ndërtimit se duhen marrë masa konstruktive për t’u bërë ballë dukurive të mundshme të tërmeteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit