GJENEVË (AA) – Kombet e Bashkuara (OKB) kanë shprehur shqetësime mbi rrezikun e shkatërrimit të komunitetit beduin palestinez nga Izraeli brenda disa ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar në raportet se komuniteti beduin palestinez i Khan al Ahmar-Abu al Helut është vendosur të shkatërrohet nga autoritetet izraelite në ditët e ardhshme”, tha Liz Throssell, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, në një konferencë për media në Gjenevë.