0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

4 alternativa pa pagesë kundrejt WhatsApp-it

Më të lexuarat

Para disa ditësh Facebook-u bleu WhatsApp-in për 19 miliardë $. Në rast se jeni të shqetësuar se rrjeti social mund ta prishë aplikacionin, ne do t’ju japim katër alternativa pa pagesë për aplikacione të ngjashme me të:

Viber

Viber, i cili u ble gjithashtu së fundmi nga një pronar i ri, për rreth 900 milionë $, ofron mesazhe dhe telefonata pa pagesë për mbi 200 milionë përdorues mobile dhe desktop. Përmes tij mund të kryhen edhe telefona drejt përdoruesve jo-Viber për 1.9 cent/min. Për më tepër, ka edhe një aplikacion për desktop, të cilin mund ta përdorni në kompjuterin tuaj.

Viber në mobile për iOS, Android, Windows Phone 8 dhe BlackBerry.

Kik

PicMKik-browser1Kik, i cili filloi si një aplikacion BlackBerry në vitin 2009, ofron gjithashtu shërbime në mbi 100 milionë përdorues. Në ndryshim nga WhatsApp apo aplikacione të tjera, në të nuk ka nevojë të kesh patjetër një numër celulari. Kompania kanadeze ka përditësuar së fundmi aplikacionet për iOS dhe Android për të përfshirë edhe një shfletues të brendshëm, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të navigojnë në ueb brenda aplikacionit.

Kik për iOS, Android, Windows Phone 8 dhe BlackBerry.

WeChat

WeChat, Edhe pse me zyra në Kinë, WeChat filloi si një aplikacion i përgjithshëm mesazhesh, por më pas u zgjerua duke u transformuar në një rrjet social. Ai u ofron përdoruesve një sërë mënyrash për t’u lidhur me njëri-tjetrin, përfshi mesazhet, shpërndarjen e fotove, biseda në grup, telefona video dhe audio etj.

WeChat për iOS, Android, Windows Phone 8 dhe BlackBerry.

Tango

TangoTango është një tjetër aplikacion për mesazhe i cili po shndërrohet dalëngadalë në një rrjet social. Përveç shërbimeve të zakonshme të mesazheve, ai ofron telefonata dhe shpërndarje fotosh, lojëra, muzikë nga Spotify etj.

Tango për iOS, Android dhe Windows Phone 7. Gjithashtu edhe versioni desktop. (PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit