Kishte qenë mirë, që kur të bisedohet për të drejtën e bartjes së shamisë dhe të punësimit, të përdoren dispozitat ligjore të cilat rregullojnë aspektin juridik të çështjes.
• Republika e Kosovës përmes Kushtetutës së saj dhe ligjeve tjera promovon dhe garanton liritë dhe të drejtat e njeriut.
• Liria e besimit dhe e manifestimit te fesë është e garantuar me Kushtetutë.
• Në Kosovë nuk ka ligj I cili ndalon bartjen e shamisë për punëtore.
• Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ka ndaluar të kufizohet e drejta e lirisë së besimit.
• Çështja e lirive dhe të drejtave të njeriut është rregulluar edhe me ligje tjera, të cilat gjithashtu garantojnë liritë dhe te drejtat e njeriut.
• Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara edhe me konventat ndërkombëtare.
– Konventat ndërkombëtare, në rast se ligjet e Kosovës bien në kundërshtim me to, kanë prioritet në zbatimin ndaj legjislacionit të Republikës së Kosovës.
• Për personat përgjegjës fizik apo juridik, privat apo publik, të cilët, në çfarëdo mënyre cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, janë të paraparë gjoba të larta.
• Ligjet kanë paraparë që të iu kompensohet të gjitha llojet e dëmeve që iu janë shkaktuar personave me rastin e cenimit të lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutë dhe me ligje.
• Shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut paraqet vepër penale.
• Aktet nënligjore, udhëzimet administrative , Kontratat Kolektive, Kontrata e Punës dhe Rregulloret tjera nuk guxojnë te jenë në mospajtueshmëri me Ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Republikës e as me Konventat ndërkombëtare
• E drejta e punës është e drejtë e garantuar dhe askujt nuk mund t’ I ndalohet e drejta e punës.
• Bartja e shamisë nuk mund të kualifikohet si uniformë fetare.
• Bartja e shamisë në asnjë formë nuk është propagandë fetare.
• Udhëzimi administrativ nuk ka të bëjë me punëtorët e Arsimit.
• Largimi i punëtoreve nga sistemi I arsimit për shkak të mbajtjes së shamisë është në kundërshtim me Ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Konventat ndërkombëtare.
• Askush nuk mund të largohet nga puna pa u zbatuar drejtë të gjitha dispozitat ligjore.
Pra, Çdo pengim në punësim për shkak të bartjes së shamisë paraqet DISKRIMINIM sipas dispozitave të Kushtetutës, Ligjit kundër diskriminimit, Ligjit të Punës , ligjeve tjera dhe Akteve ndërkombëtare.
Pra, askush nuk ka te drejte te diskriminoje dike ne te drejten e punesimt per shkak te bartjes se shamise.