Ditën e djeshme serbët kanë festuar festën e tyre tradicionale, të quajtur Vidovdani, ku këndojnë këngë se Kosova është tokë e tyre.
Një deklaratë të fortë ka bërë Peshkopi Atanasije Jevtiq, i cili bëri thirrje për ta kthyer Kosovën me luftë në Serbi.
Ai shkoi edhe më larg me deklarata kur tha se Ballkani po turqizohet ndërsa u nervozua keq kur Klan Kosova e pyeti nëse ato që tha janë provokim.
Nga ana tjetër, edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, u shfaq agresiv dhe kërcënoi krerët e shtetit serb që kanë paralajmëruar se do të thërrasin referendum për Kosovën.