Një i dyshuar u arrestua pas të shtënave me armë zjarri, jashtë gazetës “Capital Gazette”, në Annapolis, Maryland, ku fillimisht u raportua për 4 të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur.
Sipas informacioneve të fundit nga mediat lokale bëhet me dije se është rritur numri i viktimave.
Fox News bën me dije se ka shkuar në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në redaksinë e një gazete.
Sipas njoftimeve paraprake thuhet se është hapur zjarr me një armë gjahu.
Anthony Messenger, i cili tha se është një praktikant në këtë gazetë, pak më parë në Twitter njofoi se po sulmoheshin.
“Të shtëna me armë, ju lutem na ndihmoni”, shkruante ai.
Autori dushohet se ishte një person me precedent penal, ndërsa zëdhënës i Departamentit të Policisë nuk pranoi të komentojë mbi ngjarjen, por forca të shumta policia kanë rrethuar zonën po vijojnë hetimet. Sipas asaj që dihet është se ai nuk është mysliman e prandaj është lajm i izoluar dhe vrasësi nuk është terrorist. Sikur të ishte mysliman të gjithë do ngriteshim për ta dënuar rastin ndërsa myslimanët do të duhej të kërkonin falje.
“Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronarë më të mëdhenj “Tronc Inc.” Ajo është një e përditshme e shtypit të shkruar në Annapolis, një qytet prej rreth 40,000 banorësh në brigjet e Gjirit të Chesapeake të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane.