Macron uron Erdoganin, konfirmon vullnetin për bashkëpunim

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan vazhdon të marrë telefonata dhe mesazhe urimi për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën më 24 qershor në Turqi.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Erdoan për suksesin e tij në zgjedhjet e 24 qershorit.

“Ju përgëzoj me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale dhe parlamentare, në të cilat votuesit turq ju kanë zgjedhur përsëri President dhe shumicën në Kuvend ia kanë besuar Aleancës Popullore. Në emër të Francës ju përcjell dëshirat më të sinqerta dhe suksese juve personalisht dhe popullit turk”, shkruan Macron në mesazhin e tij.

“Përgjegjësia juaj në favor të zhvillimit ekonomik dhe social të Turqisë, si dhe të funksionimit demokratik të institucioneve është shumë e rëndësishme”, vijon Macron.

“Ju siguroj për dëshirën dhe gatishmërinë time për të vazhduar marrëdhënien personale, dialogun intensiv dhe të hapur e direkt që kam zhvilluar me ju për më shumë se një vit në shumë çështje të rëndësishme të përbashkëta, të cilave duhet t’u bëjmë ballë, siç janë çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, me në krye bashkëpunimin në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe veçanërisht shkëmbimi i mendimeve për një zgjidhje politike në Siri. Unë vazhdoj të besoj gjithashtu në domosdoshmërinë e një dialogu të vazhdueshëm dhe të qetë ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe me të gjitha shtetet anëtare të Unionit në kuadër të respektimit të parimeve dhe vlerave tona. Shpresoj se mund të punojmë (bashkë) për t’u gjetur përgjigje të përbashkëta të gjitha këtyre çështjeve në interes të vendeve tona, shkruan më tej në mesazhin e tij Macron, dhe e përfundon me: “Mirë u takofshim së shpejti”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit