-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“BBC World News” lavdëron aeroportin e ri të Stambollit

Më të lexuarat

Aeroporti i ri i Stambollit ka marrë lëvdata nga “BBC World News”, kanali informativ i shtëpisë mediatike britanike që transmeton në shkallë botërore…

 

Aeroporti i ri i Stambollit ka marrë lëvdata nga “BBC World News”, kanali informativ i shtëpisë mediatike britanike që transmeton në shkallë botërore.

Në emisionin “Talking Business with Aaron Heslehurst”, u theksua se aeroporti i ri i Stambollit, i cili do të inaugurohet më 29 tetor të këtij viti dhe do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme të rajonit, do të jetë një rival i fortë për aeroportet më të frekuentuara të botës sidomos në fluturimet ndërkombëtare.

Kadri Samsunlu, president i bordit ekzekutiv dhe drejtor i përgjithshëm i aeroportit të ri të Stambollit, i ftuar në studion e Aaron Heslehurst, ndau me “BBC World News” informacionet e fundit për aeroportin e ri.

Duke sqaruar se Turqia është një vend i madh dhe se në 15 vitet e fundit kërkesat janë 12-fishuar veçanërisht në fluturimet e linjave të brendshme, Kadri Samsunlu u ndal mbi rëndësinë e pozitës strategjike të vendit të tij ndërmjet Lindjes prodhuese dhe Perëndimit konsumator.

I pyetur nëse përhapja e avionëve me kapacitet të realizojnë fluturime transatlantike dhe të distancave të gjata do të dëmtojë apo modelin qendror (modeli hub), Samsunlu u përgjigj se 3 orë larg nga vendndodhja e aeroportit të ri të Stambollit gjenden 60 vende e 120 destinacione dhe nga këto vende mund të shkojnë kudo që dëshirojnë.

Samsunlu tërhoqi vëmendjen gjithashtu se me hapjen e aeroportit të ri do të eliminohet edhe problemi i lejes së ulje-ngritjeve.

Sipas tij, me inaugurimin e aeroportit të ri të Stambollit, Linjat Ajrore Turke do të mund të fluturojnë shumë më lehtë edhe drejt destinacioneve të reja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit