8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përleshje të ashpra në Siri, vazhdojnë bombardimet e Asadit

Më të lexuarat

Aktivistët sirian thonë se aeroplanët e qeverisë, janë duke bombarduar një qytet në afërsi të kufirit me Libanin.

Thuhet se po zhvillohen përleshje të ashpra midis forcave besnike të presidentit Bashar al-Asad dhe kryengritësve që po luftojnë për të mposhtur atë.

Aktivistët e organizatës që mbrojne të drejtat e njeriut në Siri, thonë se avionët ushtarakë ka kryer të paktën 10 sulme ajrore.

Ata deklaruan po ashtu se forcat e Asadit, janë duke u mbështetur nga forcat shiite libaneze të Hezbollahut.

Ndërkohë, organizata e Gjysmëhënes së Kuqe në Siri, tha sot se ka rifilluar shpërndarja e ndihmave për civilët e evakuar nga qyteti Homs.

Bëhët e ditur se deri me tash, më shumë se 1.150 njerëz janë evakuar nga Homs, pas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB.

Evakuimi është duke vazhduar për të lehtësuar lëvizjen e lirë për rreth 3, mijë njerëz të bllokuar në ato zonat për me shumë se 18 muaj. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit