10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shoqata humanitare turke “RIDA” në ndihmë të besimtarëve shqiptarë

Më të lexuarat

Shoqata humanitare turke “RIDA” me qendër në Konia të Turqisë, përveç shtrirjes së saj në vende të ndryshme të botës me misione humanizmi dhe përhapjes së kulturës dhe arsimit fetar ka disa vite që ushtron aktivitetin e saj edhe në Shqipëri, duke zhvilluar një sërë veprimtarish si:  ndihma materiale për fëmijët jetimë e nevojtarë, pa dallim feje e krahine, shpërndarje mish kurbani, organizime të kurseve të mësim-besimit në bashkëpunim me myftininë e qytetit përkatës, shpërndarje të pakove me ushqime gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit, siç ishte ceremonia e shpërndarjes së 150 pakove me ndihma ushqimore pak ditë para fillimit të Ramazanit për familjet në nevojë,  e shumë aktivitete të tjera humanitare dhe edukative.

-Për të na treguar përmbledhurazi rreth aktivitetit të kësaj shoqate humanitare turke, intervistuam për Radion “Zëri i Turqisë”, përfaqësuesin e saj për Shqipërinë, z. Jetmir Braqi, i cili tha:

“…Kjo shoqatë si pikësynim kryesor të saj ka edukimin dhe ndihmesën e jetimëve në vende të ndryshme të botës. Ajo kërkon të manifestojë dhe të zgjojeë ndërgjegjen e besimtarëve  për të bërë vepra të mira. Aktualisht, në të gjitha vendet ku shtrihet aktiviteti i kësaj shoqate, ka 23 mijë jetimë, e cila kujdeset për ushqimin, veshmbathjen dhe strehimin e tyre. Kohët e fundit, për jetimët në Afrikë ka çelur disa qendra të mëdha për mësimin e profesioneve të ndryshme, në mënyrë që të integrohen në jetë.

Duke pasur parasysh se kjo shoqatë ka  një shtrirje në rreth 18 vende të ndryshme të botës si: Afrikë, Azi  dhe në disa vende të Ballkanit si: Shqipëri, Kosovë , Mali i Zi, Sanxhak dhe Bosnje tregon për forcën, angazhimin serioz dhe shumë të konsoliduar të  bashkëpunëtorëve, të cilët  bëjnë të mundur mbarëvajtjen e veprimtarisë së kësaj shoqate.

Gjithashtu shoqata “RIDA” përpiqet vazhdimisht të kryej objektivat e saj si:

-Hapjen e kurseve fetare për të bërë të mundur përhapjen e frymës paqësore islame.

-Organizimi vazhdimisht i iftareve, shpërndarjen e ndihmave ushqimore për dhjetra dhe mijëra vetë si dhe organizime të synetive për njerëzit në nevojë.

– Bën të mundur botimin e broshurave të ndryshme me tematika fetare, në mënyrë që t’i shërbejësamë mirë procesit mësimor – edukativ.

-Organizimin e ekskursioneve dhe konkurseve të ndryshme me nxënësit e kurseve.

-Organizimin e programeve të mevludeve dhe ligjëratave fetare.

-Projekte të ndryshme për përkujdesjen e fëmijëve jetimë.

-Projekte për prerjen dhe shpërndarjen e mishit tëkurbanit, etj

Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet bashkëpunimi me myftininë e Shkodrës për mbarëvajtjen e disa aktiviteteve arsimore, të cilat shihet qartë që kohët e fundit po japin maksimumin e punës së tyre…”.

-Në fund, përfaqësuesi i shoqatës humanitare turke “RIDA” për Shqipërinë, z. Jetmir Braqishprehu falënderime dhe mirënjohje për ndihmën e madhe nga populli dhe vëllezërit turq, por një falënderim të veçantë bëri edhe për programin e Radio “Zëri i Turqisë”, TRT në Shqip.

“…Është shumë e rëndësishme të falënderojmë dhe të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për sponsorizuesit dhe promotorët e këtyre veprave humane nga vëllezërit  tanë turq, të cilët më së miri e kanë treguar veten se janë një popull me zemër të madhe dhe punojnë me shpirt për ta mbajtur të gjalla amanetin e të parëve që në shekuj kanë qenë shembull i bujarisë dhe humanizmit.

Një falënderim i veçantë dhe i përzemërt shkon edhe për Radion e TRT-së në gjuhën shqipe, “Zëri i Turqisë”, e cila na mundëson përmes valëve të saj prezantimin e disa prej aktiviteteve të shoqatës “RIDA”, me kryetar z.Tamer Kalender, të cilin gjej rastin t’i përcjell selamet dhe falënderime të sinqerta për punën e tij të palodhur…”.

’’’

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit