12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Çavusoglu: Turqia nuk përgjunjet ndaj imponimeve, sot ka një Turqi të re

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me organizatën separatiste terroriste PKK në Siri është një gabim i rëndë.

Duke folur për gazetarët në Antalya Ministri Çavushollu rikujtoi se në 4 qershor do të shkojë në kryeqytetin e Amerikës, Uashington.

“Punojmë prej kohësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që YPG-ja, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, të largohet nga ana tjetër e kufirit tonë. Në fakt, ne nuk jemi arsyeja e këtij problemi, është aleatja jonë Amerika. SHBA-ja, që është aleati ynë, ka mbështetur një organizatë terroriste. Ata kanë preferuar të punojnë me këtë organizatë terroriste në Siri. Ky është një gabim i rëndë. Sepse kjo është një kontradiktë për një vend që thotë se po lufton kundër terrorizmit, por bën një aleancë me një grup të tillë terrorist. Madje rreziku për humbjen e një aleati dhe një vendi kaq të rëndësishëm si Turqia është një dobësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatët e tjerë. Sepse Turqia është një vend që mban premtimet, nuk bën gabim ndaj askujt dhe përpiqet të zgjidhë problemet, ka ushtrinë e dytë më të fuqishme në NATO dhe luan një rol aktiv në të gjitha institucionet. Turqia është një partner i sigurt që luan rol të rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen e rajonit. Një ortak të tillë nuk duhet ta humbasë askush. Kjo është në dëm të atyre që humbin një partner të tillë. Ne nuk jemi pa zgjidhje dhe pa alternativa. Ne nuk varemi nga askush. Ne nuk i përulemi imponimeve. Tashmë ky popull është zgjuar. Tashmë ka një Turqi të re. Të gjithë duhet ta pranojnë këtë” tha Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit