2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse o vëlla mërzitesh pse nuk të ftojnë në iftare?

Më të lexuarat

Sa të bukura janë iftaret ku bashkohen muslimanët, ku nuk ka dallime në ushqime, ku nuk ka inate e hasmëri, por mbretëron qetësia dhe dashuria që e karakterizon këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Lexojë se shumë vëllezër që hidhërohen pse nuk ftohen në ndonjë iftar, e për turpin e tyre nuk përtojnë ta bëjnë publike këtë inat të tyre. Edhe unë kështu isha dikur, po të më ftonin 30 iftare aty do të isha me qejfin më të madh, e më ngelte hatri pse nuk më ftonte. Por në këtë Ramazan, Allahu më ka furnizuar me një botëkuptim të shëndosh, që shpirtin është duke ma kënaqur. Iftari me familjen time të ngushtë, një kënaqësi e veçantë, kur babai dhe nëna më thonë Allahu Kabull pasi thërret ezani i çeljen e iftarit, e kur pas iftarit falim namazin së bashku, e pastaj pijm çajin plot dashuri dhe mëshirë për njëri tjetrin, që karakterizon këtë muaj madhështor. Falënderimi i takon Allahut, kur na jep kësi momente të kënaqësisë me familjen.

 

Ftesa e familjarëve për iftare në shtëpinë time, duke i respektuar në formën më të bukur, duke u servuar gjërat më të mira që kemi, duke transmetuar tek ta ndonjë ajet, hadith apo urtësi, e pastaj madhërimi i Allahut duke i rënë në sexhde përmes namazit që e bëjmë të gjithë së bashku, më jep një ndjenjë të lartë kënaqësie. Muhabete e diskutime, pa gibet e pa harame, me plot mallëngjim e dashuri që e ofron ky muaj i begatë i Ramazanit.

 

Pastaj vizita e familjarëve për iftare në shtëpitë e tyre, ku ata tregojnë një kujdes të veçantë duke bërë përgatitje për iftare, mikpritja plotë buzëqeshje e lumturi, e pastaj ngritja e të gjithëve për të fal namazin e akshamit, të bënë të jesh patjetër falënderues për mirësitë që sjell ky muaj i Ramazanit.

 

Koha më e mirë është ajo e shpenzuar për familje. Ramazani është muaji i devotshmërisë, e devotshmëria nuk arrihet vetëm duke ngrënë iftare të këndshme jashtë, ndërsa me familjen tënde nuk e di çfarë është shijimi i këtyre momenteve të Ramazanit që njeriu duhet të meditojë për begatinë e këtij muaji, ku shfaqet madhërimi i Allahut, ku ka dashuri, lumturi, harmoni, e ku të gjithë mundohemi të jemi larg veprave të këqija. Unë po e shijojë këtë Ramazan me familje, duke u mundur të përçoj shpirtin e kësaj feje madhështore në muajin më të mirë të vitit, në këtë Muaj të Ramazanit.

 

Merreni këtë recetë, do ta shijoni Ramazanin. Nëse të ngel hatri pse nuk të ftojnë, të them që me të vërtetë nuk e ke kuptuar qëllimin e agjërimit e as qëllimin e Ramazanit!

Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit