Zëvendëskryeministri rus Dmitry Kozak ka paralajmëruar të entjen spektatorët dhe atletët kundër promovimit të të drejtave të homoseksualëve gjatë lojërave olimpike.
Sipas tij, kjo gjë është e ndaluar sipas Kartës Olimpike dhe ligjeve ruse që të bëhet propagandë gjatë ngjarjeve sportive.
Ai iu ka kujtuar pjesëmarrësve në lojëra, se ligji thotë se nuk është e lejuar të promovohet homoseksualiteti në mesin e të miturve – një terminologji kjo e cila shihet si tejet “homofobike” nga aktivistët LGBT.
“Nuk kemi asnjë lloj kufizimi për të drejtat e qytetarëve, bazuar në orientimin e tyre seksual. Ne jemi të rritur, dhe mund të bëjmë jetë ashtu si duam”, ka thënë Kozak.
“Homoseksualët mund të bëjnë propagandë për orientimin e tyre seksual, në mesin e të rriturve. Por nuk ka nevojë që të flasin në prani të fëmijëve. E kam thënë këtë gjë qindra herë”, ka nënvizuar Kozak./bs/kohaislame