11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdoğan: Do të qëndrojmë gjithmonë pranë popullit të Palestinës

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Në mbylljen e mbledhjes së Jashtëzakonshme të Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI), Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, u shpreh se “E nënvizoj edhe njëherë se do të qëndrojmë gjithmonë pranë popullit të Palestinës në dhimbje, në pikëllim, në ditë të mira dhe të këqija”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Palestina nuk është e vetme. Kudsi nuk është i vetëm, Gaza nuk është e vetme”, tha Erdoğan, i cili ka bërë të ditur se “Në samit kemi vlerësuar hapat joligjorë të SHBA-ve. Në deklaratën e përbashkët që kemi pranuar kemi vlerësuar hapat që do të hedhim si ummet kundër këtyre hapave joligjorë të SHBA-ve”.

Më tej Erdoğan ka vënë në dukje se kanë zhvilluar një samit shumë të rëndësishëm. Ai ka theksuar se “Ne kemi mallkuar edhe një herë terrorin shtetëror, mizoritë dhe masakrën që Izraeli ka zbatuar. Nëse ne si ummet nuk do të jemi një, të bashkuar një zë, në zemër, atëherë persekutimi i muslimanëve në çdo cep të botës do të vazhdojë. Nuk ka asnjë vështirësi të cilën nuk mund ta kalojmë kur jemi të bashkuar dhe në solidarizim. Për këtë arsye duhet t’i dalim në mbrojtje kauzës së Palestinës dhe duhet të vendosim në veprim vendimet që kemi marrë këtu”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit