11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Biseda Erdoan-Papa Françesku, në fokus ngjarjet në Gazë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me liderin shpirtëror të botës katolike, Papa Françesku.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, në bisedë u shqyrtuan ngjarjet e fundit në Jerusalem, që është i shenjtë edhe për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si dhe tensioni i përjetuar si pasojë e marrjes në objektivë të protestuesve palestinezë në Gazë.

Presidenti Erdoan bëri të ditur se shkeljet e statusit të Jerusalemit, që përbën një rëndësi për të treja fetë hyjnore, është i papranueshëm dhe shtoi se sulmet çnjerëzore ndaj palestinezëve dhe humbjet e jetëve në sulmet izraelite janë të turpshme.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia, si kryesuese e radhës do të mbledhë  Organizatën e Bashkëpunimit Islam në një Samit që do të mbahet në Stamboll më 18 maj dhe nënvizoi se ndjekja e situatës edhe nga Kombet e Bashkuara ka një rëndësi tepër të madhe.

Edhe papa Françesku u shpreh se ndjen shqetësim të madh në lidhje me ngjarjet e përjetuar dhe nënvizoi se për paqen nevojitet një zgjidhje me dy shtete, që ti dalë zot statusit të veçantë të Jerusalemit.

Ai tha se marrja në objektivë e të pafajshmëve dhe jetëve të tyre është e papranueshme dhe shtoi: “Shoqëria ndërkombëtare, për zgjidhjen e problemit, duhet të veprojë në kuadër të Kombeve të Bashkuara”.

Papa Françesku uroi Presidentin Erdoan me rastin e fillimit të muajit të begatë të ramazanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit