2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdoğan biseda telefonike diplomatike për Kudsin

Më të lexuarat

LONDËR (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar biseda telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe kryeministrin e Malajzisë, Mahathir Muhammed në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës turke mësohet se në bisedime është diskutuar zhvendosja e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds dhe sulmet e ushtarëve izraelitë kundrejt protestuesve palestinezë.

Gjithashtu liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me hapat që mund të hidhen në lidhje me mbledhjen e jashtëzakonshme që Organizata e Bashkëpunimit Islam ka planifikuar të mbajë ditën e premte në Stamboll.

Presidenti Erdoğan, në të njëjtin kuadër edhe mbrëmë ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit