0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Fituesja e “Eurovision 2018” ishte pjesë e ushtrisë izraelite që vrau më shumë se 400 palestinezë

Më të lexuarat

Netta Barzilai, fituesja e “Eurovizionit 2018”, ka një të kaluar të lidhur me Ushtrinë e vendit të saj. 25 vjeçarja në vitin 2014 ishte pjesë e ushtrisë që vrau më shumë se 400 palestinezë në Rripin e Gazës.

Konflikti i njohur si masakra e Gazës në vitin 2014, ishte mes Izraelit dhe shtetit të Palestinës. Numri i të vrarëve nga izraelitët ishin 18 ndërsa u vranë më shumë se 435 palestinezë.

Netta ishte pjesë e kësaj ushtrie. Ajo kishte postuar disa fotografi e veshur me uniformë ushtarake gjatë kohës së konfliktit. Kjo është treguese më e fortë se ajo ka një të kaluar kriminale dhe nuk është e rastësishme fitorja e saj në Eurovision.

Zgjedhja e Izraelit për festimin e “Eurovizionit 2019” vjen në mes të tensioneve të shkaktuara nga transferimi i ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Është një vendim shumë i diskutueshëm, sepse supozon të japë sovranitet të plotë në një lokalitet të diskutueshëm midis hebrenjve, të krishterëve dhe muslimanëve.

Zgjedhja e mundshme e Jeruzalemit si epiqendra e edicionit të ardhshëm të ngjarjes muzikore mund të jetë origjina e ngritjes së tensioneve të përmendura. Përveç kësaj, qytetarët palestinezë mund të përfitojnë nga fokusi i medias për të intensifikuar protestat e tyre. Izraeli po pushton territore që i përkasin Palestinës për shkak të fuqisë së saj ushtarake dhe ekonomike.

Izraeli, si selia e Eurovizionit, nuk do të ishte i pari me tensione politike. ‘Eurovizion 2017’ erdhi në mes të konfliktit me Rusinë për shkak të Krimesë. Prandaj, Rusia përfundoi me veto dhe nuk pati mundësi të marrë pjesë në edicionin e lartpërmendur./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit