LONDËR (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Mbretëria e Bashkuar është partneri strategjik i Turqisë që e vlerësojnë dhe i besojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në Forumin Turko-Britanik Tatlidil.
Ai duke theksuar se Turqia në të njëjtën kohë kryen një luftë tejet efektive kundër shumë organizatave terroriste, tha se me luftën kundër terrorizmit përveç sigurisë së popullit të tyre janë duke siguruar edhe atë të Evropës dhe gjithë botës.
Presidenti i Turqisë më tej theksoi se përdorimi shteti islamik për DEASH është jashtëzakonisht e gabueshme. “Sepse DEASH është një bandë me duar të përgjakshme, një organizatë terroriste e cila dëmin më të madh e ka shkaktuar për muslimanët, i ka masakruar muslimanët”, tha ai.
Duke folur për strukturën multikulturore të Mbretërisë së Bashkuar presidenti turk tha se, “Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë strategjik të cilin e vlerësojmë dhe i besojmë. Ne si Turqi jemi të gatshëm që të bëjmë më shumë bashkëpunim në çdo fushë me Mbretërinë e Bashkuar pas periudhës së Brexit”.
Ai tregoi se në kuadër të vizitës së tij do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II dhe kryeministren Theresa May. “Partneriteti ynë me Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht në fushën e luftës së terrorizmit, është shumë më përpara mekanizmave që kemi krijuar me partnerët e tjerë”, tha Erdoğan në lidhje mesazhin që do të japë në takimet.
Presidenti Erdoğan duke folur edhe për turizmin, tha se ka një fushë të rëndësishme mes dy vendeve në lidhje me këtë çështje.
Ai tha se si Turqi i japin rëndësi sigurisë së zonës Euroatlantike. “Jemi duke punuar për paqe dhe siguri qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Kemi për qëllim që vendet si Siria, Iraku, Afganistani dhe Somali të stabilizohen. Dëshirojmë që të luftohet me çdo lloj terrorizmi”, tha presidenti i Turqisë.