0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Për vendimin e SHBA-ve mbi Kudsin do të protestohet në 46 vende

Më të lexuarat

“Njerëz nga 46 kryeqytete të botës duke përfshirë edhe vendet arabe do të protestojnë për vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit dhe transferimin e ambasadës në Tel Aviv”
Koordinator i Përgjithshëm i Forcave dhe Aktiviteteve Palestineze, Isam Ebu Bekir, ka njoftuar se vendimi i SHBA-ve për transferimin e ambasadës së tyre nga Tel Avivi në Kuds do të kundërshtohet ditën e hënë me protesta që do të zhvillohen në 46 vende.

Në një deklaratë për AA duke bërë të ditur se protestues kryesisht nga Jordania dhe Libani, vende fqinje me Palestinën do të zhvillojnë protesta në afërsi të kufirit, Ebu Bekir tha se “Njerëz nga 46 kryeqytete të botës duke përfshirë edhe vendet arabe do të protestojnë për vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit dhe transferimin e ambasadës në Tel Aviv”.

Ebu Bekir ka shtuar se grupet palestineze do të zhvillojnë protestat për të tërhequr vëmendjen e opinionit botëror mbi Izraelin dhe për të kërkuar të drejtën e rikthimit të miliona palestinezëve që janë detyruar nga Izraeli të migrojnë.

Po ashtu Ebu Bekir ka theksuar se palestinezët do të zhvillojnë protesta të mëdha në rajonet në okupim si në Kuds, në qendrat e Bregut Perëndimor dhe në Gaza, ku dhe kanë pritshmërinë se në këto protesta do të marrin pjesë qindra mijëra palestinezë.

Qeveria e SHBA-ve nën administrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor 2017 duke njoftuar se njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, ajo po ashtu njoftoi se do të transferonte ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds më 14 maj. Ky vendim u përball me një reagim të madhe në rajon, nivel ndërkombëtar dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit