-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Yıldırım: Qëllimet tona janë të qarta, prandaj ne bëjmë aleancë me popullin

Më të lexuarat

ERZINCAN (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, tha se qëllimi i Aleancës Popullore (AK Partisë dhe MHP-së) është i qartë dhe se kjo ka të bëjë me mbijetesën dhe të ardhmen e popullit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım sot qëndroi në qytetin verilindor turk Erzincan në ceremoninë e hapjes së përbashkët të disa projekteve të përfunduara dhe me këtë rast komentoi edhe rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 qershor në Turqi.

Duke folur për Aleancën Popullore, brenda së cilës Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Popullore (MHP) do të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme, Yıldırım tha:

“Siç e dini, janë formuar disa aleanca të tjera, ndërsa ato janë formuar kundër Aleancës Popullore. Por, qëllimi ynë është shumë i qartë, mbijetesa dhe e ardhmja e popullit tonë, për të treguar nga brenda dhe jashtë qëndrimin tonë të drejtë dhe të vendosur të kombit kundër të gjitha fuqive imperialiste. Prandaj ne aleancën tonë e bëjmë me popullin”.

Ai shtoi se “Të gjithë armiqtë e Turqisë, separatistët, anëtarët e FETO-s, për të 13-ën herë do të përjetojnë zhgënjim, kur të korrim fitore në zgjedhjet e 24 qershorit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit