-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipt: Ekonomia në kolaps pas Mursit

Më të lexuarat

Ekonomia e Egjiptit ka rënë në kolaps që nga rrëzimi i qeverisë së parë demokratike, sipas një ministri, Yehia Hamed, nga kjo qeveri.

Vendi është në “gjendjen më të keqe që ka qenë ndonjëherë,” tha Yehia Hamed për agjencinë Anadolu. “Pothuajse 400 fabrika u mbyllën bashkë me dyqanet e tyre, dhe mijëra njerëz humbën vendet e tyre të punës.”

Hamed, ministër për investime në qeverinë e Mursit, ka pohuar se 25 për qind e të rriturve egjiptianë janë aktualisht të papunë, në kundërshtim me shifrën e qeverisë së përkohshme 13 për qind.
Ushtria egjiptiane mori pushtetin në korrik të vitit 2013, pezulloi kushtetutën dhe rrëzoi qeverinë, pas akuzave për Mursin se po bën injorimin e problemeve të rënda ekonomike dhe të sigurisë në Egjipt.
Për muaj të tërë, kryeqyteti Kajro është shkatërruar nga dhuna e përdorur nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve. Hamid tha se rreth 21,000 njerëz janë arrestuar, 20, 000 të plagosur dhe 7,100 të vrarë.
Hamed vë dyshime se inflacioni kërcënon në një përqindje shumë të lartë, madje edhe në gjërat më elementare, “oriz, grurë… është rreth 40 për qind.”
Për të mbështetur ekonominë, Hamed thotë se autoritetet e përkohshme diktatoriale janë detyruar të marrin hua 16 bilion dollar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.
Javën e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters njofoti se disa kompani të mëdha kanë në plan të investojnë në Egjipt. Por, Hamed pohoi se njoftime të tilla janë vetëm një perde tymi.
“Ata vetëm duan të japin përshtypjen se në Egjipt janë gjërat mirë, por në realitet, askush nuk po vjen”.
” Nëse investitorët shohin njerëz të vrarë në rrugë, dhe shkelje të të drejtave të njeriut, ata nuk do të vijnë . “
Hamed tha se turizmi ka rënë për 40 për qind, pas kryengritjes popullore të vitit 2011, dhe 75 për qind pas grushtit ushtarak .
” Ata janë duke shkatërruar ekonominë tonë, dhe ata janë duke vrarë aspiratat tona,” tha ai./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit