0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

OBI dënon ashpër dhunën dhe reprezaljet ndaj myslimanëve të Arakanit

Më të lexuarat

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam mbajti mbledhjen e 45-të në kryeqytetin Dakka të Bangladeshit.

 

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dënuan ashpër dhunën dhe reprezaljet ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar që arritën në dimensionet e spastrimit etnik dhe i bënë thirrje botës islame për solidarizim.

Pas mbledhjes së 45-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam që u mbajt në kryeqytetin Dakka të Bangladeshit, u publikua një komunikatë përfundimtare.

Në komunikatë vihet theksi se dhuna, të cilën forcat e sigurisë së Mianmarit e zbatojnë ndaj popullatës myslimane në provincën Arakan, ka arritur në përmasa të dhunës etnike.

Në këtë komunikatë ripërsëriten paralajmërimet e bëra nga shoqëria ndërkombëtare, ndërsa kësaj të fundit i bëhet thirrje për tu vënë në veprim për të ndaluar veprimet, në të cilat shkelen seriozisht të drejtat ndërkombëtare.

Ministrat e Jashtëm vënë në dukje nevojën për ti plotësuar rekomandimet e Komisionit Rekomandues për Provincën e Arakanit të bëra për zgjidhjen e krizës humanitare në këtë rajon.

Ministrat gjithashtu bënë të ditur se do të vazhdojnë të solidarizohen me Bangladeshin, i cili përballet me dyndjen e refugjatëve nga Arakani.

Në komunikatën e lëshuar në mes tjerash preket edhe në çështjen e Jerusalemit, ndërsa vihet theksi në rëndësinë që paraqet ai për kauzën palestineze dhe për umetin.

Në mes tjerash u tha se është e nevojshme që ti njihet e drejta popullit palestinezë për të drejtat themelore përfshirë edhe vetëvendosjen për fatin e tij dhe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Shtetit të Palestinës me kryeqytet Jerusalemin brenda kufijve të vitit 1967. Ndërkaq bëhet e ditur se përkrahet kthimi i refugjatëve palestinezë në trojet e tyre në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe me rezolutën e OKB-së numër 194.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit