1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Koment – Harrohen emigrantët e Ballkanit

Më të lexuarat

Kriza e emigrantëve që ka tronditur Evropën vitet e fundit, rikujtoi problemin e refugjatëve të përjetuar vetë në Ballkan. Pavarësisht se kanë kaluar 28 vjet nga problemi i refugjatëve në hapësirën gjeografike të ish-Jugosllavisë, rreth 430 mijë refugjatë dhe të shpërngulur me detyrim presin një zgjidhje të përhershme. Për zgjidhjen e problemit të refugjatëve edhe pse Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina janë përpjekur për të hedhur hapa të përbashkëta, nuk kanë mundur të marrin rezultatet që kanë pasur në objektivë. Nga ana tjetër, vitet e fundit, Ballkani ka mbetur nën ndikimin e emigrantëve të ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara, në fund të vitit 2016-të, numri i përgjithshëm i refugjatëve në vendet e Ballkanit ishte 59.697.

Luftërat e përjetuara në hapësirën gjeografike të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, patën një ndikim të madh në strukturën e popullsisë në vendet e rajonit. Luftërat jo vetëm që shkaktuan vdekjen e qindra mijëra vetëve, por u bë shkak edhe që 3 milion njerëz ta gjejnë veten si refugjatë ose të dëbuar me detyrim nga vendi i tyre. Që nga vitet 1990 e deri më sot, 2 milion e gjysmë njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre në vendet e Ballkanit. Kurse shumica e atyre që kanë mbetur pas, tashmë nuk kanë as edhe një shtëpi ku mund të kthehen. Sipas të dhënave të përcjella nga Komisariati i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, në 4 vende të Ballkanit Perëndimorë, 73 mijë refugjatë dhe të dëbuar me detyrim, jetojnë nën kushtet e varfërisë. 45 mijë prej tyre gjenden në Serbi, 14 mijë në Bosnjë-Hercegovinë, 8 mijë e 500 në Kroaci dhe 6 mijë në Malin e Zi. Bëhet e ditur se një pjesë e tyre e sigurojnë jetesën duke lypur.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia është vendi i cili është përballë me fluksin më të dendur të refugjatëve. Gjatë viteve 1990, në hapësirën gjeografike të ish-Jugosllavisë, mendohet se rreth 700 mijë veta janë strehuar në Serbi. Ish-lideri serb, Sllobodan Millosheviç, serbët që jetonin jashtë Serbisë i përdori për një kohë të gjatë për përfitimet e tij politike dhe në fund të kësaj, një pjesë e tyre u bënë refugjatë. Sipas të dhënave të Serbisë, nga hapësira gjeografike e ish-Jugosllavisë në ditët tona, në Serbi 73 mijë e 600 persona vazhdojnë të jetojnë në statusin e refugjatit ndërsa rreth 200 mijë persona me origjinë shqiptare nga Kosova, jetojnë me statusin e personave të dëbuar me detyrim.

Pjesa më e madhe e refugjatëve në Serbi, përbëhet nga të ardhurit nga Kroacia. Sipas të dhënave të Shoqatës së Refugjatëve serbë të Kroacisë, pretendohet se rreth 40 mijë serbë, janë ata të cilat Kroacia nuk i ka kthyer apartamentet e tyre.

Kurse përsa i përket Bosnje-Hercegovinës, mendohet se rreth 500 mijë persona nga 2 milion e 200 mijë që braktisën shtëpitë e tyre për shkak të luftës ndërmjet viteve 1992-1995, janë vendosur përfundimisht në vendet ku ata emigruan. Sipas regjistrimeve që përfunduan në fund të vitit 2000, numri i personave të dëbuar me detyrim në Bosnje-Hercegovinë ishte 556 mijë e 214.

Kurse regjistrimet e marsit të vitit 2005 tregojnë se vetëm 186 mijë e 451 persona kanë hyrë në këtë listë. Parashikohet se në ditët tona, ky numër ka rënë në rreth 100 mijë.

E para nga ky aspekt, pas vitit 2000, një pjesë e personave të dëbuar në Bosnje-Hercegovinë, janë kthyer në shtëpitë e tyre, një pjesë janë vendosur aty dhe pjesa tjetër ka shkuar jashtë shtetit. Bëhet e ditur se në Bosnje-Hercegovinë ndodhen edhe rreth 6 mijë refugjatë me origjinë kroate.

Për shkak të luftërave të përjetuara në vitet 1990, numri i atyre që janë strehuar në Malin e Zi është rreth 16 mijë. Nga ana tjetër, gjatë luftës së përjetuar në vitin 1999, në Maqedoni janë strehuar rreth 1600 refugjatë nga Kosova, përgjithësisht nënshtetas me origjinë rome.

Është e pamjaftueshme që problemet e refugjatëve dhe të dëbuarve ti vlerësojmë vetëm me statistika. Për shembull, një person mund të jetë kthyer në shtëpinë e tij, por mund të jetë duke e vazhduar jetën i varur nga ndihmat humanitare. Njerëz të tillë, herët ose vonë mund të ndërmarrin përsëri rrugën e emigrimit.

Nga ana tjetër, dihet se disa persona, vetëm për të marrë pronësinë e tyre dhe për ta shitur atë, janë regjistruar sikur janë kthyer në atdhe. Për këtë arsye, çështja e vazhdueshmërisë dhe rikthimit, bën të detyrueshme përfshirjen  edhe të disa faktorëve të tjerë. Për shembull, problemi i strehimit duhet të tejkalohet, duhet siguruar mundësi punësimi, duhet të kenë sigurime shoqërore, duhen gjetur kushtet e përshtatshme të arsimit si dhe duhet stabilizuar edhe siguria ligjore dhe politike. Nëse një prej këtyre kushteve nuk përmbushet, mund të zvarritet edhe procesi i rikthimit.

Nga Dr. Erhan Turbedar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit