Gjergj Dedaj, ose ke urrejtje për muslimanët ose hala po i vuan pasojat e dajakut ?
Deklarata e Zv. Ministrit Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në OBI ( Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), është deklaratë skandaloze dhe e turpshme. Kjo deklaratë e Zv. Dedaj mund të ketë 2 burime: 1. Nga urrejtja që ka për muslimanët dhe institucionet ( organizatat e tyre), ose 2. Ende po i vuan pasojat e dajakut që i ka hongër nga UÇKA-ja gjatë luftës. Unë nuk e di a ka hongër dajak nga UÇK-ja, por kështu vet ka treguar në media dhe kështu kanë shkruar mediat. Përndryshe Zv.Gjergj Dedaj ka qenë i angazhuar pothuajse në çdo qeveri të pasluftës si Zv.Ministër. Gjergj Dedaj gjatë kohës sa ka qenë Zv.Ministër i MPMS është shkarkuar bga pozita për keqpërdorim të kartelave të kreditit në vlerë prej 33 mijë eurove. Në vitin 2010 ka mashtruar një bashkëatdhetar në Berlin duke ia marrur paratë dhe duke mos ia kthyer. Për gjitha këto keqpërdorime kanë shkruar mediat ditë me rradhë. Gjergj Dedaj, duke pasur parasysh të kaluarën tënde kur edhe ke keqpërdorur paratë e qytetarëve të Kosovës, ne nuk mund të presim diçka të mirë prej teje. Ne jemi vend që kultivojmë dhe mbrojmë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Ne synojmë që të anëtarësohemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare qoftë muslimane apo jomuslimane. Ne dëshirojmë një Kosovë të fortë dhe në miqësi edhe me vendet muslimane edhe me vendet jomuslimane. Ne nuk dëshirojmë një Kosovë të izoluar ku profiterët politik sikur ti keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës. Gëzim Kelmendi