Davutollu e falënderoi TRT-në për publikimin e fotove që vërtetojnë tiraninë e Esadit dhe iu drejtua edhe një herë botës për pikën e arritur në Siri.
Shefi i diplomacisë turke nënvizoi faktin se do të ketë deklarata që synojnë sërish të krijojnë dyshime, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e sulmit kimik, ndërsa shtoi se këtë herë do të jetë e vështirë mbulimi i të vërtetës.
55 mijë fotografi që flasin për tortura dhe masakrat e kryera në Siri shpalosin para syve me të gjithë lakuriqësinë realitetin dhe sot është e pamundur që situata të manipulohet nga kushdo qoftë, shtoi ai.
Në fillim Davutollu i dërgoi mesazh Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Shpresojmë që këtë herë Rusia e trajton me një seriozitet më të madh çështjen dhe me përgjegjësinë që ka si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit”, nënvizoi Davutollu./trt/kohaislame