-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Testohet bartja e ujit nga liqeni i Ujëmanit në Badovc

Më të lexuarat

Brenda 10 ditësh ndërmarrja publike “Ibër-Lepenc” do të jetë në gjendje ta bëjë testin e parë për bartjen e ujit nga liqeni i Ujëmanit deri në stacionin e pompimit, në rrafshin midis Çagallvicës e Hajvalisë, afër Parkut Arkeologjik Ulpiana.
Kryeshefi ekzekutiv në “Ibër-Lepenc”, Hajdar Beqa, ka thenë për Kohën Ditore se edhe liqeni i Ujëmanit ka rënie të nivelit, porse është rënie e vogël dhe se nuk paraqet asnjë problem në lidhje me furnizimin me ujë të liqenit akumulues të Badovcit.

Prova e bartjes së ujit deri në liqenin e Badovcit është bërë edhe midis viteve ‘94 e ‘96 dhe më 2008. Uji ka arritur, mirëpo më vonë janë paraqitur disa probleme ndotjeje dhe është ndalur.

Liqeni i Badovcit zë 26 milionë kubikë ujë, kurse aktualisht në liqen mund të jenë 3 deri 4 milionë kubikë ujë të shfrytëzueshëm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit