0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Grafite me thirrje për luftë në veri të Mitrovicës – Islamofobat tanë meren me Turqinë

Më të lexuarat

Ndërsa pala kosovare dhe ajo serbe në vazhdimësi pohojnë se dialogu është e vetmja zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, edhe pse ka pasur kërcënime për luftë muaj më parë nga zyrtarë të caktuar serbë, një thirrje e tillë po bëhet edhe në Veri të Mitrovicës përmes muraleve që janë bërë së fundmi në sheshin “Shumadia”.

Qytetarët serbë të asaj pjese, kanë thënë për KosovaPress se njëra prej këtyre muraleve ka ekzistuar edhe më herët, por që është modifikuar dhe ngjyrosur tash, ndërsa tjetra është punuar para disa ditësh.

Në këto murale të punuara nëpër ndërtesa shumëkatëshe të qytetit, shihen ushtarë serbë me uniformë, automjete luftarake, si dhe flamuj e simbole të Serbisë. Aty shkruan në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik “për këtë tokë ia vlen të vdesësh” dhe “…prej këtu s’ka kthim prapa”. Mësohet se përmes këtyre muraleve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se për të duhet vdekur në rast nevoje.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se autorë të këtyre muraleve janë pjesëtarë të Grupit të ashtuquajtur ‘KM-FIRM 028 Sever’ në veri të Mitrovicës.

“Ky grup i përbërë kryesisht nga të rinj serbë, është i njohur për rrahjen e shqiptarëve në veri. Përveç kësaj, pjesëtarët e këtij grupi shpesh acarohen edhe me grupe tjera në përpjekje për të kontrolluar secila zonat e tyre, duke tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë në atë pjesë”, kanë thënë burimet. /tesheshi.com/

Ndryshe shumë gazetarë e politkanë Kosovarë meren me Turqinë në një kohë që Serbia meret me Shqiptarët

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit