Të gjithë jemi afeksionuar pas “Ertugrul”. Madje nuk lëmë as reklamë e lajm rozë pa lexuar në lidhje me jetën e kastës së aktorëve që luajnë në këtë serial.
Por, nuk na e merrte mendja që gëzimi dhe triumfi i protagonistëve do përfshinte kaq shumë emocionalisht ndjekësit.
Seriali po transmetohet në shumë vende të botës, një ndër to dhe Kuvajti.
Një pronar i cili i vendosi emrin “Ertugrul” restorantit të tij nuk e ka përmbajtur dot veten nga gëzimi i vdekjes së “Sadettin Kopek” në serial dhe ka bërë një zbritje 50% për gjithë klientët e asaj dite. Ai madje në fasadën e restorantit ka varur dhe flmaurin e fisit “Kayi”.
“Kopek” u vra nga “Ertugrul” në pyll dhe menjëherë pas transmetimit të kësaj pjese mediat sociale ‘u çmendën”.
javascript:;
Të shumta qenë dhe komentet nga fansat e instagramit të cilët shkruanin; “Turqia shpëtoi”; “Sigurohuni mirë që ka vdekur” e të tjera si këto.