1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ju kujtohet irakiani që e gjuajti Bush-in me këpucë? Ja çfarë planesh ka ai! (Video)

Më të lexuarat

Pothuajse një dekadë pas incidentit diplomatik ndërkombëtar, ku Muntadhar Al-Zaidi kishte hedhur këpucën e tij në drejtim të ish presidentit të SHBA-ve Xhorxh W. Bush në Bagdad, al-Zaidi po planifikon karrierë politike.

Gazetari irakian, tani 39 vjeç, po kandidon për deputet në parlament në zgjedhjet e ardhshme në Irak dhe ka ambicie për t’u bërë një nga udhëheqësit e vendit.

Al-Zaidi u bë një i famshëm ndërkombëtarisht pasi i hodhi këpucën e tij preisdentit Bush, në formë proteste ndaj pushtimit amerikan.

Bush, i cili po bënte një vizitë “lamtumire” në atë kohë, shmang goditjen nga këpuca, por al-Zaidi u hodh në tokë dhe u largua nga salla nga zyrtarët e sigurisë.

Ndërsa Bush shkoi në shtëpi, al-Zaidi u dënua me tre vjet burg, por u lirua pas nëntë muajsh, pas dhënies së një lirimi me kusht.

“Siç më njihni shumë kohë më parë, unë do të mbështes njerëzit e shtypur dhe do të jem kundër shtypësve”, tha ai në një video në internet.

Al-Zaidi po përdor protestën e tij të vitit 2008 kundër Bush për të mbledhur mbështetje, duke postuar videon e incidentit në faqen e tij të fushatës në Facebook.

Gazetari e quajti gjestin e hedhjes së këpucës një “puthje lamtumire” ndaj atij që e nisi sulmin ndaj Irakut në vitin 2003.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit