6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Turqia shpjegon luftën e saj kundër terrorit në Bruksel

Më të lexuarat

Komisioni për Hetimin e të Drejtave të Njeriut i Kuvendi të Madh Popullor të Turqisë, merr pjesë në seminarin dyditor të “Institutit të Drejtësisë dhe Sundimit të Ligjit” që është nëndegë e Forumit Global të Luftës Kundër Terrorit.

 

Lufta e Turqisë kundër terrorit do të shpjegohet në Bruksel.

Komisioni për Hetimin e të Drejtave të Njeriut i Kuvendi të Madh Popullor të Turqisë, merr pjesë në seminarin dyditor të “Institutit të Drejtësisë dhe Sundimit të Ligjit” që është nëndegë e Forumit Global të Luftës Kundër Terrorit.

Në këtë platformë, anëtare e së cilës është edhe Turqia, parlamentarët dhe aktorët e drejtësisë do të diskutojnë në lidhje me ato çfarë duhet bërë në luftën kundër terrorit.

Turqia për shkak që ndodhet në rrugën e tranzicionit, por edhe për shkak që është vend në objektiv, është njëra prej vendeve që pësojnë mjaftë shumë nga kjo dukuri.

Në Indeksin Global të Terrorizmit, Turqia në mesin e vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) paraqitet si vendi me më së shumti viktima të terrorit.

Lufta kundër terrorit është një barrë të cilën nuk mund e mbanë një vend i vetëm. Këtu rëndësi të veçantë ka ndarja e informacioneve të shërbimeve të inteligjencës me vendet tjera.

Ndërkaq perspektiva e Turqisë ndaj luftës kundër terrorit është shumë e qartë. Ajo mbron qëndrimin se lufta kundër terrorit duhet të bëhet kundër të gjitha organizatave terroriste pa dallim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit