4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Punëtor

Më të lexuarat

PUNËTOR m.

  1. Ai që punon drejtpërdrejt në prodhim, duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës (kryesisht në industri, në ndërtim, në transport, në shpërndarje dhe në shërbimet komunale). Punëtor me mëditje. Punëtor i kualifikuar. Punëtor krahu (transporti, ndërtimi, miniere). Punëtorët e nëntokës (e industrisë, e peshkimit, e bujqësisë). Punëtorët e mirëmbajtjes (e ngarkim-shkarkimit). Virtytet e punëtorëve. Aleanca e punëtorëve. U bë punëtor.
  2. Ai që kryen një punë a një detyrë të caktuar; ai që është në marrëdhënie pune, ai që punon diku, punonjësPunëtor policie. Punëtorët e mendjes.

PUNËTOR mb.

  1. Që punon shumë, që e do punën, që nuk ia përton punës. Njeri (nxënës, djalë) punëtor. Grua (vajzë) punëtore. Është shumë punëtor.
  2. Që mund të punojë; që shërben për të bërë një punë, që mund të futet në punë; që lidhet me punën, i punës. Fuqia punëtore.
  3. vjet. Që merret me punë prodhuese, që punon drejtpërdrejt në prodhim, që punon në ato fusha ku përdoret fuqia e krahut. Gruaja punëtore. Rinia punëtore.
  4. Që ka të bëjë me punëtorët, që u përket punëtorëve, i punëtorëve; që përbëhet nga punëtorë; që është karakteristik për punëtorët. Lëvizja punëtorë. Qeveri punëtore. 

 

* Bletë punëtore

a) bleta që bën mjaltë, bleta femër;

b) vajzë a grua që punon shumë e bën punë të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit