-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

NSA mbledh 200 milionë mesazhe në ditë

Më të lexuarat

Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA për çdo ditë grumbullon rreth 200 milionë SMS përmes programit të quajtur Dishfire, thuhet sipas një raporti të ri të pbulikuar nga gazeta britanike, The Guardian.
Agjencia e ka përshkruar programin e grumbullimit të mesazheve si një “minierë ari” për eksploatimin e të gjitha llojeve të të dhënave personale.

Dokumentet e rrjedhura nga ish-kontraktori i NSA, Edward Snowden zbulojnë se agjencia amerikane i përdor këto të dhëna për ti nxjerr të dhënat e mesazheve nga dërguesit dhe pranuesit e tyre, përkatësisht për marrjen e të dhënave personale si informacionin për lokacionin, aktivitetin financiar dhe kontaktet, thotë raporti i publikuar sot.

Një prezantim i NSA e përshkruan programin Dishfire si një minierë ari për eksploatim, dhe një grumbull i të dhënave të pasura dhe me ndikim të madh, duke thënë se shkalla e përdorimit është rritur, marrë parasysh edhe njoftimet që përdoruesit e telefonave mobil i marrin nga kompanitë ajrore, klinikat shëndetësore, dhe bankat.

Në raportin e publikuar në gazetën britanike thuhet se gjatë prillit të vitit 2011, agjencia amerikane vetëm për një ditë kishte arritur të mbledh më shumë se 194 milionë mesazhe telefonike. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit