0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Varësia e ndaj lojërave të fatit/bixhozit/bastoreve dhe problemi i tyre

Më të lexuarat

Si të ndaloni varësinë ndaj lojërave të fatit/bixhozit/basteve dhe të rifitoni kontrollin e jetës suaj

Mund t’i ndodhë kujtdo nga ndonjë çast gjatë jetës: Basti i  juaj shkon nga një argëtim, devijim i padëmshëm, obsesion i pashëndetshëm, deri në të shndërruarit tuaj në një maniak të sëmurë me pasoja serioze.

Nëse vëni baste për sportet, në lojërat me karta (letra), ruletë, poker, lojëra elektronike, në kazino, ose në internet – dijeni se problemi i lojërave të fatit mund të shkatërrojë marrëdhëniet tuaja, të ndërhyjë në punën tënde dhe tu çojë në katastrofa financiare.

Madje mund të bëni gjëra që nuk i keni menduar kurrë, si për shembull, të futeni ose të grumbulloni borxhe të mëdha ose të vidhni para për të luajtur. Megjithëse mund të ndiheni sikur nuk jeni në gjendje të ndaloni, ka shumë gjëra që mund të bëni për të kapërcyer një problem të lojërave të fatit, mund t’i riparoni marrëdhëniet dhe financat tuaja dhe më në fund të rifitoni kontrollin e jetës suaj.

Çfarë është varësia e kumarit dhe problemi i kumarit?

Varësia e kumarit- e njohur edhe si kumari patologjik, kumari i fatit ose çrregullimi i lojërave të fatit – është një çrregullim i kontrollit të impulsit. Nëse je një lojtar i papërmbajtur, nuk mund ta kontrollosh impulsin për të rrezikuar, edhe kur ka pasoja negative për ju ose për të dashurit tuaj. Ju do të rrezikoni nëse jeni në emocione të larta ose të ulëta, kur jeni i thyer ose kur jeni i vrullshëm, dhe do ta mbani bixhozin pavarësisht nga pasojat – edhe kur e dini që shanset janë kundër jush ose edhe atëherë kur e dini që nuk mund ta përballoni humbjen.

Natyrisht, ju gjithashtu mund të keni probleme me lojërat e fatit pa qenë tërësisht jashtë kontrollit. Problemi i lojërave të fatit është çdo sjellje e lojërave të fatit që e prish jetën tuaj. Nëse jeni të preokupuar me lojërat e fatit, duke shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë dhe para në të, duke ndjekur humbje, ose vazhdoni të vëni baste pavarësisht nga pasojat serioze në jetën tuaj, ju po vuani nga problemi i kumarit/ lojërave të fatit.

Një varësi apo problem i lojërave të fatit shpesh lidhet me sjellje të tjera ose çrregullime të humorit. Shumë kumarxhi vuajnë gjithashtu me të njëjtat mënyrë siç vuajnë abuzuesit me substancat narkotike, personat me ADHD të pamenaxhuar, personat që vuajnë nga stresi kronik, depresioni, ankthi ose çrregullimi bipolar. Për të kapërcyer problemet e lojërave të fatit, do t’ju duhet gjithashtu t’i adresoni këto dhe çdo shkak tjetër themelor.

Hapi i parë është ndarja e miteve nga faktet rreth problemeve të lojërave të fatit:

Mitet dhe faktet rreth problemeve të bixhozit
Miti: Ju duhet të rrezikoni çdo ditë që të klasifikoheni si një lojtar me probleme.

Fakti:   Një lojtar me probleme mund të rrezikoj shpesh ose rrallë. Kumari është një sëmundje nëse shkakton telashe në jetën tënde, pavarësisht shpeshtësisë.

Miti: Problemi i lojërave të fatit nuk është me të vërtetë një problem nëse lojtari mund ta përballojë atë financiarisht.

Fakti:   Problemet e shkaktuara nga lojrat e tepërta nuk janë thjesht financiare. Koha e shpenzuar për lojërat e fatit mund të çojnë gjithashtu në probleme të marrëdhënie njerëzore dhe probleme ligjore, humbje pune, probleme të shëndetit mendor përfshirë depresionin, ankthin, madje edhe vetëvrasjen.

Miti: Probleme të lojërave të fatit ju ndodhin vetëm personave të dobët, të papërgjegjshëm, ose të pasigurt.

Fakti:   Problemet e lojërave të fatit ndikojnë tek njerëzit e të gjitha niveleve të inteligjencës dhe të gjitha prejardhjeve. Persona që e kaluara e tyre i ka karakterizuar si shumë të përgjegjshëm dhe me vullnet të fortë kanë po aq gjasa të zhvillojnë probleme dhe varësi  të lojërave të fatit njejtë si çdokush tjetër.

Miti: Bashkëshortët/et e kumarxhive shpesh i shtynë të dashurit e tyre në kumar.

Fakti:   Kumarxhit shpesh përpiqen të arsyetojnë sjelljen e tyre. Të fajësuarit e të tjerëve është një mënyrë për të shmangur marrjen e përgjegjësisë për veprimet e tyre, përfshirë atë përgjegjësi që nevojitet për të kapërcyer problemin.

Miti: Nëse kumarxhiu krijon një borxh, ju duhet t’i ndihmoni atij të kujdeset për të.

Fakti:   Mund të duket se zgjidhjet e shpejta janë gjëja e duhur për ta bërë. Sidoqoftë, shpëtimi i lojtarit nga borxhi në të vërtetë mund t’i përkeqësojë gjërat në shumë më keq duke mundësuar vazhdimin dhe rritjen e problemeve të tyre në lojërave të fatit.

 

Shenjat dhe simptomat e varësisë së bixhozit

Testimi i varësisë ndaj bixhozit
Në 12 muajt e fundit, a keni: PO JO
1. Ndjerë nevojë për të rrezikuar me shuma të parave në rritje në mënyrë që të arrihet nxitja, kënaqësia, fitimi i dëshiruar? 1
2. Ndjerë veten të shqetësuar apo nervoz kur u përpoqët të ulnit nivelin, shpeshtësinë ose të ndalonin krejtësisht lojërat e fatit? 1
3. Bërë përpjekje të përsëritura të pasuksesshme për të kontrolluar, ulur ose ndaluar lojërat e fatit? 1
4. Qenë shpesh i preokupuar me kumarin, keni ringjallur përvojat e kaluara të kumarit, keni bërë trajtim të hendikepuar ose keni bërë planifikim të sipërmarrjes së ardhshme, apo keni menduar për të gjetur mënyra për të fituar para e me të cilat do të vënit baste? 1
5. Jeni ndjerë i pikëlluar në një farë mënyre, apo jeni shqetësuar, keni qenë i stresuar, jeni ndjerë i vetmuar, fajtorë apo i depresionuar? 1
6. Pas humbjes së lojërave të kumarit, a jeni kthyer ditët më vonë edhe një herë tjetër me qëllim për t’i fituar ato që i humbet apo për ta përcjellur humbjen edhe me humbje tjera (për t’i djegur të gjitha)? 1
7. Fshehur faktin se po luani lojrërat e fatit? 1
8. Rrezikuar të humbni apo keni humbur një marrëdhënie të rëndësishme, punë, shkollë apo mundësi karriere për shkak të ndikimit të lojërave të fatit? 1
9. Kërkuar ndihmë financiare nga të tjerët që të siguroni para për t’ia lehtësuar gjendjen vetes pas dëshpërimit financiar që u kanë shkaktuar lojrat e fatit? 1
Totali i pikëve

 

* Nëse përgjigjet tuaja janë po i shënoni numrin 1, në kolonën PO. Në fund numëroni totalin e pikëve. Jini të sinqertë, ngase vetëm sinqeriteti ju ndihmon të bëni vlerësim korrekt. Keni parasysh se kumarxhit janë të prirë për të pasur mendim më të mirë për veten dhe e nënvlerësojnë problemin.

Interpretimi i pikëve:

4-5: Tregon një problem të butë me kumarin.

6-7: Tregon një problem serioz me kumarin.

8-9: Tregon problem të rëndë me kumarin.

 

Ky pyetësorë nuk ka për qëllim të zëvendësojë diagnozën profesionale.

Ky është përshtatur nga: DSM-5 Kriteret diagnostike: Çrregullimi i lojërave të fatit.

 

Ndihmimi i vetvetes për të tejkaluar problemet e lojërave të fatit

Hapi më i madh për të kapërcyer varësinë e lojërave të fatit është të kuptoni se keni një problem. Ajo merr forcë dhe kurajo të jashtëzakonshme për ta zotëruar këtë situatë, veçanërisht nëse keni humbur para dhe keni marrëdhënie të tensionuara apo  të prishura përgjatë kohës kur ju keni luajtur lojëra të fatit. Mos e humbni shpresën, dhe mos u mundoni të shkoni përpara i vetëm. Shumë të tjerë kanë qenë në këpucët tuaja dhe kanë qenë në gjendje të thyejnë zakonin dhe të rindërtojnë jetën e tyre. Ju gjithashtu mundeni.

Kërkoni ndihmë për ç’rregullimet e humorit. Depresioni, stresi, abuzimi i substancave ose ankthi mund të jenë probleme të shkaktura nga lojërat e fatit dhe të përkeqësuara nga lojërat e fatit. Ta dini se edhe kur bixhozi nuk është më pjesë e jetës suaj, këto probleme do të mbeten akoma, prandaj është e rëndësishme t’i adresosh ato.

Mësoni të lehtësoni ndjenjat e pakëndshme në mënyra të shëndetshme. A luani më tepër kur jeni i vetmuar apo i mërzitur? Ose pas një dite të vështirë në punë ose pas një ballafaqimi me bashkëshortin tuaj? Bastet shpesh na mashtrojnë duke i konsideruar si mënyra për t’i lehtësuar ndjenjat e pakëndshme, të shtendosemi ose të socializoheni. Por ka mënyra më të shëndetshme dhe më efektive për të menaxhuar disponimin dhe lehtësimin e mërzisë, siç është ushtrimi, kalimi i kohës me familjen, miqtë që nuk luajnë baste dhe duke u marrë me hobi të reja ose duke praktikuar teknika të relaksimit.

Forconi rrjetin tuaj mbështetës, pra krijoni ose forconi raportet me njerëz që të ofrojnë mbështetje shpirtërore dhe shoqërore. Është e vështirë për të luftuar çdo varësi pa mbështetje, kështu që bashkohu tek miqtë dhe familja. Nëse rrjeti juaj i mbështetjes është i kufizuar, ka mënyra për të bërë miq të rinj pa u mbështetur në kazinot, bastoret ose lojërat e fatit në internet. Mundohuni t’i kontaktoni kolegët në punë, t’u bashkoheni ekipeve të ndryshme ose klubeve të librave, të regjistroheni në një klasë arsimore, diçka që sjell ngritje profesionale ose angazhohuni për të kryer punë vullnetare për ndonjë arsye të mirë.

Bashkohu me një grup mbështetës të bashkëmoshatarëve nëse veç ekziston. Në botë ekzistojnë kumarxhitë anonimë, të cilët përbëjnë një program rikuperimi dymbëdhjetë hapash të modeluar sipas modelit të alkoolistëve anonim. Një pjesë kryesore e programit është gjetja e një sponsori, i cili i bie të jetë një kumarxhi i mëparshëm i cili ka përvojë të madhe, që e ka tejkaluar varësinë dhe mund t’ju ofrojë udhëzime dhe mbështetje të paçmueshme.

Si të ndaloni me të mirë vënien e basteve

Për shumë kumarxhi, largimi nga lojërat e fatit nuk është sfida më e madhe, por më tepër përkushtimi dhe qënrueshmëria në procesin e shërimit nga sëmundja, që ta bëjë dedikimin e tij një angazhim të përhershëm për t’i  qëndruar larg lojrërave të fatit. Interneti ka bërë që lojërat e fatit të jenë shumë më të arritshme dhe, për rrjedhojë, më të vështira për t’u shëruar të varurit dhe shumë më të vështira gjithashtu për të shmangur rikthimin e mëvonshëm. Kazinot online dhe bastoret online që mundësojnë vënien e bastit nga telefoni dhe interneti dhe përcjelljen e rezultateve live janë të hapura gjatë gjithë ditës. Çdo ditë dhe çdo çast për këdo që ka një telefon të menqur ose akses në një kompjuter joshet dhe ka mundësi që të vejë baste. Por ruajtja e qëndrueshmërisë në procesin e rimëkëmbjes nga varësia e lojërave të fatit ose është ende e mundur nëse ju rrethoheni me njerëz të cilëve ju u jeni përgjegjës, shmangni ambientet joshëse dhe faqet e internetit, hiqni dorë nga kontrolli i financave tuaja (së paku në fillim) dhe gjeni aktivitete më të shëndetshme për të zëvendësuar lojrat e fatit në jetën tuaj.

 

Bëni zgjedhje më të shëndetshme

Një mënyrë për të ndaluar lojërat e fatit është heqja e disa elementeve që ndodhin në jetën tuaj e që qojnë në lojrat e fatit dhe t’i zëvendësojmë ato me zgjedhje më të shëndetshme. Katër elementet e nevojshme që ndikojnë për të luajtur me bixhozin janë:

Një vendim: Për të luajtur lojrat e fatit, ju duhet të merrni vendimin për të rrezikuar. Nëse keni një nxitje të fortë: ndaloni atë që po bëni dhe thirrni dikë, mendoni për pasojat për veprimet tuaja, thuani vetes të mos mendoni për lojrat e fatit dhe gjeni diçka tjetër për të bërë menjëherë.

Paratë: Bastet e fatit nuk mund të ndodhin pa para. Hiqni kartat tuaja të kreditit, lejo që dikush tjetër të jetë përgjegjës për paratë tuaja, urdhëroni bankën të bëjë pagesa automatike për ju për detyrimet mujore që keni, mbyllni llogaritë online të basteve dhe mbani vetëm një sasi të kufizuar parash me vete.

Koha: Edhe bixhozi online nuk mund të ndodhë nëse nuk keni kohë. Bëni një orar ku ndani kohë për të argëtuar e kënaqur veten tuaj, por në një mënyrë që nuk ka të bëjë me lojërat e fatit. Nëse luani kumar në telefonin tuaj të mençur, gjeni mënyra të tjera për të mbushur momentet e qeta gjatë ditës suaj.

Loja: Pa pasur një lojë apo veprimtari ku mund të vemi baste, nuk ka asnjë mundësi për të rrezikuar. Mos e vendosni veten në mjedise joshëse. Tregojini atyre bizneseve të lojërave të fatit që ju i frekuentoni që keni probleme serioze me kumarin dhe kërkoni nga ata që të mos u lejojnë të hyni. Hiqni aplikacionet e lojërave të fatit dhe bllokoni faqet e lojërave të fatit në telefonin dhe kompjuterin tuaj.

 

Gjeni alternativa për lojërat e fatit

Mbajtja e shërimit dhe rimëkëmbjes nga varësia e lojërave të fatit varet shumë nga gjetja e sjelljeve alternative që mund të zëvendësoni për lojërat e fatit. Disa shembuj përfshijnë:

Arsyeja për bastet në lojërat e fatit Shembuj të sjelljeve zëvendësuese
Për të siguruar eksitim, për tu ndjerë i fituar, për të merrni nxitës të adrenalinës Sporte ose një hobi sfidues, si çiklizmi malor, ecja malore, ngjitja në shkëmbinj, ose garat me mini veturat e Kartingut (Go Kart gara)
Për të qenë më shoqëror, të kapërcehejmë drojtjen ose izolimin Këshillimi, regjistrimi në një klasë të të folurit publik, bashkimi me çfarëdo grupi social, lidhja me familjen dhe miqtë,   angazhimi vullnetarë , rilidhja me miqtë dhe gjetja e miqve të rinj
Për të zvogëluar ndjenjat e pakëndshme, të mos mendojmë për problemet Provoni terapinë ose përdorni HelpGuide falas. Takemi i inteligjencës emocionale
Mërzitja ose vetmia Gjeni diçka që keni pasion në lidhje me artin, këngët-poezitë, sportet ose librat dhe më pas   gjeni shokë të tjerë me të njëjtat interesa
Për t’u çlodhur pas një dite stresuese Ushtrimet prej më pak se 15 minuta në ditë   mund të lehtësojnë stresin . Gjithashtu frymëmarrja e thellë, meditimi ose masazhi
Për të zgjidhur problemet e parasë. Bastet gjithmonë janë bërë pirgje kundër juve kështu që është shumë më mirë të kërkoni ndihmë me borxhe nga një këshilltar i huave.

 

Ballafaqimi me dëshirat për të vënë baste në lojërat e fatit

Ndjenja e një dëshirë tunduese për të vënë baste është normale, por ndërsa krijoni zgjedhje më të shëndetshme dhe një rrjet të fuqishëm mbështetës, rezistimi i dëshirave do të bëhet më i lehtë. Kur goditeni nga dëshira për të vënë baste:

Shmangni izolimin. Thirrni një anëtar të besuar të familjes, takoni një shok për kafe, ose shkoni në një takim kumarxhive anonim.

Shkëput veten me një aktivitet tjetër, të tillë si shkuarja në palestër ku ushtroni fizikisht, shikimi i një filmi ose prakitimi i ndonjë ushtrimi relaksimi që do të zvogëlojë dëshirat e lojërave të fatit.

Shtyje për tjetër herë vënien e bastit. Thuaji vetes se do të presësh 5 minuta, pesëmbëdhjetë minuta ose një orë. Ndërsa prisni, kërkesa për të vënë baste mund të kalojë ose të dobësohet mjaftueshëm aq sa mund t’i rezistoni.

Vizualizojani vetes pasojat se çfarë do të ndodhë në qoftë se ju i jepeni tundimit për të vënë baste. Mendoni se si do të ndiheni pasi të keni humbur paratë tuaja dhe keni zhgënjyer veten dhe familjen tuaj përsëri.

 

Përballja me gabime

Nëse nuk jeni në gjendje t’i rezistoni dëshirës së kumarit, mos ja bëni vetes shumë të vështirë ose ta përdorni atë si një justifikim për të hequr dorë nga plani i juaj për ta braktisur përgjithmonë kumarin. Tejkalimi i varësisë së kumarit është një proces i vështirë. Ju mund të kaloni nëpër periudha; gjëja më e rëndësishme është të mësosh nga gabimet e tua dhe të vazhdosh të punosh drejt rimëkëmbjes.

 

Trajtimi i varësisë nga bixhozi

Tejkalimi i një problemi të lojërave të fatit nuk është kurrë i lehtë dhe kërkimi i trajtimit profesional nuk do të thotë që ju jeni i dobët në një farë mënyre ose nuk mund të përballoni problemet tuaja. Por është e rëndësishme të mbani mend se çdo kumarxhi është unik kështu që ju nevojitet një program shërimi i përshtatur në mënyrë specifike për nevojat dhe situatën tuaj. Bisedoni me mjekun tuaj ose profesionistin e shëndetit mendor në lidhje me opsionet e ndryshme të trajtimit, duke përfshirë:

Programet për trajtimin e personal në klinik ose trajtim rezidencial. Këto programe kanë nëqëllim ata që kanë varësi të rënda të lojërave të fatit, të cilët nuk janë në gjendje të shmangin kumarin pa mbështetje të plotë.

Terapia e njohjes së sjelleve (terapia kognitive bihevioriste). Terapia kognitive bihevioriste për varësinë e lojërave të fatit fokusohet në ndryshimin e sjelljeve dhe mendimeve që qojnë në kumar, të tilla si racionalizimet dhe besimet e rreme. Ajo gjithashtu mund t’ju mësojë se si të luftohet bixhozi dhe si të zgjidhni problemet financiare, të punës dhe të marrëdhënieve të shkatërruara nga pasojat e kumarit. Terapia mund t’ju ofrojë mjetet për të përballuar varësinë tuaj që do të zgjasë një jetë të tërë.

Trajtimi për kushtet themelore që kontribuojnë në fiksimet e lojërave të fatit, duke përfshirë abuzimin e substancave ose problemet e shëndetit mendor si depresioni, ankthi, OCD (Çrregullimi obsesiv-kompulsiv eng. OCD) ose ADHD. Kjo mund të përfshijë terapi, ilaçe dhe ndryshime të stilit të jetesës. Problemi i lojërave të fatit nganjëherë mund të jetë një simptomë e çrregullimit bipolar, kështu që doktori ose terapisti juaj mund të ketë nevojë ta rregullojë këtë gjë përpara se të bëjë diagnozën.

Terapia familjare, martesa, karriera dhe këshillimi i me këshilltarët e borxheve. Këto mund t’ju ndihmojnë të punoni nëpërmjet çështjeve specifike që janë krijuar nga problemet e kumarit dhe vendosni themelet për riparimin e marrëdhënieve tuaja dhe të financave tuaja.

 

Si të ndihmoni dikë të ndalojë bixhozin

Nëse një person i dashur ka një problem të lojërave të fatit, ka mundësi që të keni shumë emocione kontradiktore. Ju mund të keni shpenzuar shumë kohë dhe energji duke u përpjekur ta mbani dashurin tuaj larg të nga lojrat e fatit apo që ta mbuloni para rrethit tuaj. Në të njëjtën kohë, ju mund të jeni të zemëruar me të dashurin tuaj i cili përsëri përfshihet në lojërat e fatit dhe jeni lodhur nga përpjekja për të vazhduar mbrojtjen e tij me karizmën fillestare që e kishit. Njeriu juaj i dashur mund të ketë huazuar apo edhe të ketë vjedhur paratë pa menduar ose pa pasur asnjë mënyrë të sigurt për kthimin e tyre. Ata mund të kenë shitur pasuritë familjare ose të kenë krijuar borxhe të mëdha në të hyrat e përbashkëta familjare.

Ndërsa kumarxhitë e pandreqshëm dhe problematik kanë nevojë për mbështetjen e familjes dhe miqve të tyre për t’i ndihmuar ata në luftën e tyre për të ndaluar kumarin, vendimi për të lënë duhet të jetë i tyri. Sado shumë që mund të dëshironi, dhe sado vështirë që i shihni efektet, nuk mund të jetë në dorën tuaj që dikush të ndalojë bixhozin. Megjithatë, ju mund t’i inkurajoni ata që të kërkojnë ndihmë, t’i mbështesni në përpjekjet e tyre, të mbrojnë veten dhe të marrin ndonjë diskutim serioz për vetëvrasjet.

 

Parandalimi i vetëvrasjes tek kumarxhitë problematik

Kur përballen me pasojat e veprimeve të tyre, kumarxhitë problematik mund të pësojnë një rënie dërrmuese në vetëvlerësim. Kjo është një arsye pse ka një shkallë të lartë të vetëvrasjeve në mesin e kumarxhive kompulsivë. Nëse dyshoni se një person i dashur ka ndjenja të vetëvrajes, thirrni Linjën Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve ose vizitoni Befrienders Worldwide për të gjetur një linjë ndihme për parandalimin e vetëvrasjeve në vendin tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit