Mitrovicë: 16.01.2014 – Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti sot në rezidencën e komunës për vizitë Hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi.
Kryetari Bahtiri duke i shprehur mirëseardhje shfaqi edhe kënaqësinë e tij për këtë vizitë të Hoxhës së nderuar si dhe konsideratën e thellë që ka për të.
Dr. Shefqet Krasniqi e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe njëherit i uroi detyrën e të parit të komunës. Ai i dha mbështetjen morale të tij dhe e stimuloi që të qëndrojë stoik në sfidat që e presin gjatë realizimit të objektivave që ka, duke lutur Allahun që t’i jap suksese e bereqet në punën e tij.
Gjatë takimit ku mbizotëroi respekti i ndërsjellë dhe konsiderata reciproke, u bisedua për gjendjen aktuale të popullatës, angazhimet dhe obligimet që e presin.
Në fund Dr. Shefqet Krasniqi në shenjë respekti i dhuroi kryetarit disa nga librat e tij. /krenaria/kohaislame.com