4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vritet gazetari derisa po raportonte live, qëllohet para kamerave (Video, +18)

Më të lexuarat

Një gazetar nga Nikaragua është vrarë derisa po raportonte live për demonstratat antiqeveritare.

Anhel Gahona po i transmetonte live në Facebook ngjarjet nëpër qytet, dhe derisa po raportonte se si demonstruesit e dhunshëm kishin shkatërruar një bankomat, dëgjoi të shtënat.

Në ato momente shihet se si ai goditet në kokë dhe rrëzohet në tokë, derisa miqtë e tij fillojnë të bërtasin dhe të kërkojnë ndihmë.

Nuk dihet saktë se kush e ka qëlluar për vdekje, por e përditshmja La Prensa shkruan se policët e armatosur dhe grupe të demonstruesve janë përleshur me njëri-tjetrin.

Që nga e premtja e kaluar në Nikaragua kanë filluar protestat kundër planeve të qeverisë të zvogëlojnë pensionet dhe të drejtat e punëtorëve, të gjitha këto kanë shkaktuar një krizë të madhe shtetërore në krye të cilës është Daniel Ortega.

Kryqi i Kuq vlerëson se të paktën gjashtë persona janë vrarë që nga fillimi i protestave, derisa mediat lokale raportojnë se janë vrarë 25 persona në mesin e të cilëve është edhe një 17-vjeçar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=72&v=QFe0Q8tciwE

 

https://www.youtube.com/watch?v=ToOrT2oL1T0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit