3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hamasi dënon vrasjen e shkencëtarit palestinez në Malajzi

Më të lexuarat

Hamasi theksoi se është vrarë derisa shkonte në faljen e namazit të mëngjesit. Familja e Batshit për vrasjen e fajëson shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad

 

KUDS (AA) – Lëvizja palestineze Hamas ka dënuar vrasjen e shkencëtarit palestinez, anëtarit të saj, Fadi al-Batsh, i cili u vra në Malajzi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata shprehën keqardhje të madhe për vdekjen e shkencëtarit, i cili, siç theksuan, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e shkencës.

Hamasi theksoi se është vrarë derisa shkonte në faljen e namazit të mëngjesit. Familja e Batshit për vrasjen e fajëson shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad.

Ata gjithashtu i bënë thirrje autoriteteve të Malajzisë që të hetojnë dhe zbulojnë autorët e sulmit sa më parë që të jetë e mundur.

Shkencëtari palestinez Batsh, 35 vjeç, punonte në një universitet privat në Kuala Lumpur. Ai u vra këtë mëngjes derisa shkonte në xhami për faljen e namazit të mëngjesit. Dy persona të paidentifikuar në motoçikleta qëlluan mbi të.

Ka lindur në kampin e refugjatëve në veri të Rripit të Gazës. I martuar dhe baba i tre fëmijëve, në vitin 2009 diplomoi në Universitetin islamik në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit