RIJAD (AA) – Policia saudite ka njoftuar se ata janë marrë me një dron lodre në kryeqytetin Rijad, duke shmangur pretendimet e të shtënave në afërsi të Pallatit Mbretëror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë saudite zyrtare të shtypit, zëdhënësi i policisë ka theksuar se, “Në orën 19:50 (të kohës lokale), një nga pikat e kontrollit të sigurisë në lagjen Khuzama në Rijad ka vërejtur fluturimin e një droni rekreativ të vogël të paautorizuar”.
Zëdhënësi i policisë tha se “çështja çoi personat e sigurisë në pikën e kontrollit të merren me të sipas rregullave dhe udhëzimeve të tyre”.
“Autoritetet kompetente kanë filluar hetimet për rrethanat e incidentit”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Më herët në mediat sociale qarkullonte një video, që pretendonte të shtëna pranë Pallatit Mbretëror.